{"id":3209508,"date":"2025-01-28T15:22:19","date_gmt":"2025-01-28T14:22:19","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3209508"},"modified":"2025-01-28T15:22:19","modified_gmt":"2025-01-28T14:22:19","slug":"vrasja-ne-bon-vivant-avokati-thirret-ne-mbrojtje-te-nevojshme-per-veprimet-e-andi-pajazitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3209508","title":{"rendered":"Vrasja n\u00eb &#8220;Bon Vivant&#8221;, avokati thirret n\u00eb mbrojtje t\u00eb nevojshme p\u00ebr veprimet e Andi Pajazitit"},"content":{"rendered":"<p>Andi Pajaziti, i akuzuar p\u00ebr rastin e vrajses n\u00eb &#8220;Bon Vivant&#8221;, m\u00eb 04.08.2023, \u00ebsht\u00eb ulur s\u00ebrish sot, m\u00eb28.01.2025, n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pajaziti akuzohet p\u00ebr &#8220;vrasje n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore&#8221; n\u00eb lokalin \u201cBon Vivant\u201d, ku mbeti i var\u00eb K. R.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=476&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkallxo%2Fvideos%2F3991061117885194%2F&amp;show_text=false&amp;width=476&amp;t=0\" width=\"476\" height=\"476\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e sotme, avokati i t\u00eb akuzuarit gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebrfunidmtare, deklaroi se veprimet e Pajazitit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Avokati i t\u00eb akuzuarit Pajaziti, Fanol Krasniqi n\u00eb dh\u00ebnien e fjal\u00ebs p\u00ebrfundimtare, ka th\u00ebn\u00eb se veprimet e Andi Pajazitit nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb as nga pakujdesia e aq m\u00eb pak me d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret mund t\u00eb shtohet pyetja, a ka pasur mund\u00ebsi Andi Pajaziti me i ik sulmit? Andi Pajaziti edhe po t\u00eb donte s`ka mujt as me ik, as me iu shmang sulmit, mbrojta e Andi Pajazitit ishte proporcionale me mjetin e vepr\u00ebs, ishte i sh\u00ebnjestruar nga dy arm\u00eb. Andit i \u00ebsht\u00eb dashur me kusht ta shp\u00ebtoj\u00eb kok\u00ebn e vet\u00eb.\u201d &#8211; ka th\u00ebn\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Krasniqi, n\u00ebse veprimet konsistojn\u00eb me mbrojtje t\u00eb nevojshme, nuk kemi vep\u00ebr penale dhe nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet dikush i cili nuk ka elemente t\u00eb fajit.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb edhe Monteskeu, e drejta e vet\u00ebmbrojtjes nuk \u00ebsht\u00eb privilegj. Edhe ligji yn\u00eb e parasheh Dispozit\u00ebn e Nenit 12: vepra e kryer n\u00eb mbrojtje t\u00eb nevojshme nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale.\u201d &#8211; tha tutje Krasniqi.<\/p>\n<p>Krasniqi duke cituar fjal\u00ebt e nj\u00eb juristi i cili kishte studiuar rolin e viktimave n\u00eb rastet e vrasjes, tha se: \u201cT\u00eb akuzuarit nuk jan\u00eb \u00e7do her\u00eb fajtor dhe viktimat nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Avokati i Pajazitit me t\u00eb filluar dh\u00ebnien e fjal\u00ebs p\u00ebrfundimtare k\u00ebrkoi nga gjyqtari q\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ta gjykoj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave, fakteve &#8211; duke mos u ndikuar nga emocionet e familjar\u00ebve t\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Krasniqi tutje fal\u00ebnderoi mediat t\u00eb cilat tha se kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb pasqyrimin e asaj se<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/video-momenti-kur-u-shkrepen-armet-ne-lokalin-bon-vivant\/\"> \u00e7ka kishte ndodhur at\u00eb nat\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prokurorja Bukurie Gjonabalaj n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare ka th\u00ebn\u00eb se Andi Pajaziti \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave materiale dhe atyre personale t\u00eb pal\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebmtuara nga kjo ndodhi.<\/p>\n<p>https:\/\/kallxo.com\/lajm\/dosja-e-prokurorise-ndaj-andi-pajazitit-per-vrasjen-ne-bon-vivant\/<\/p>\n<p>Prokuroria tha se Pajaziti v\u00ebrtetohet se e ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet, edhe duke u bazuar n\u00eb incizimet q\u00eb jan\u00eb shikuar n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor. Madje sa i p\u00ebrket kualifikimit juridik, prokurorja tha se \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/eksperti-gashi-ekspertiza-konkludon-se-andi-pajaziti-ka-kryer-vepren-ne-gjendje-te-tronditjes-se-rende-mendore\/\">ekspertiz\u00ebn e psikiatris\u00eb forenzike<\/a>.<\/p>\n<p>\u201cSe i pandehuri e ka kryer vepr\u00ebn penale v\u00ebrtetohet p\u00ebrmes video-incizimeve, q\u00eb jan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor, ku v\u00ebrehet momenti se ka qen\u00eb i goditur me nj\u00eb shishe qelqi n\u00eb kok\u00eb, e ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb ndjerit &#8211; gj\u00eb q\u00eb nga mendimi i ekspertit p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore dhe mendore p\u00ebr Andi Pajazitin, ku konstatohet se tek i pandehuri n\u00eb momentin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale ka dominuar gjendja e konfuzionit emocional dhe vepra \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore.\u201d &#8211; tha prokurorja Bukurie Gjonabalaj.<\/p>\n<p>Prokurorja k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet Pajaziti dhe t\u00eb merren parasysh rrethanat r\u00ebnduese si: shkalla e d\u00ebmit q\u00eb e ka shkaktuar dhe historiku si i d\u00ebnuar p\u00ebr vepra t\u00eb tjera penale.<\/p>\n<p>https:\/\/kallxo.com\/gjate\/ne-disa-prej-aktakuzave-te-prokurorise-te-ngritura-kunder-andi-pajazitit-permendet-se-ai-perdori-arme\/<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari i k\u00ebtij rasti Granit Zeqiri ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkon d\u00ebmshp\u00ebrblim &#8211; lidhur me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Arlind Jupolli, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb d\u00ebmtuarin Agim Zeqiri, tha se meqen\u00ebse vepra penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet Pajaziti nuk nd\u00ebrlidhet asgj\u00eb me klientin e tij, nuk i bashk\u00ebngjitet ndjekjes penale, por q\u00eb b\u00ebjn\u00eb K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Shpallja e Aktgjykimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast penal pritet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb 31.01.2025, nga gjyqtari i vet\u00ebm gjykues, Eroll Gashi.<\/p>\n<p>Andi Pajaziti m\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/vrasja-ne-bon-vivant-i-akuzuari-andi-pajaziti-e-kam-kryer-nvetembrojtje\/\">18.07.2024<\/a> n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit fillestar kishte deklaruar se e pranon faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr &#8220;arm\u00ebmbajtje&#8221;, por p\u00ebr &#8220;vrasje n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore&#8221; nuk e pranon, pasi i nj\u00ebjti ka vepruar n\u00eb vet\u00ebmbrojtje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr vepr\u00ebn e par\u00eb penale &#8216;vrasje n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore&#8217; nuk ndihem fajtor, sepse ajo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vet\u00ebmbrojtje, kurse p\u00ebr &#8216;arm\u00ebmbajtje&#8217; e pranoj.\u201d &#8211; deklaroi i akuzuari Andi Pajaziti.<\/p>\n<p><strong>Si ishte kryer vrasja sipas Prokuroris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, rasti kishte ndodhur m\u00eb 04.08.2023, rreth or\u00ebs 23:15, ku paraprakisht ishin t\u00eb ulur i pandehuri, i cili gjendet n\u00eb arrati, Dukagjin Likaj, bashk\u00eb m\u00eb tani t\u00eb ndjerin K. R.<\/p>\n<p>Dosja p\u00ebrshkruan se Likaj ishte ai q\u00eb e kishte ftuar t\u00eb akuzuarin Andi Pajaziti t\u00eb ulet te tavolina e tyre.<\/p>\n<p>Pas tensionimit t\u00eb situat\u00ebs &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; ishte sigurimi Hisni Gecaj ai q\u00eb ishte munduar ta qet\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn, por nuk kishte arritur.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb p\u00ebrshkruan se tashm\u00eb i ndjeri K. R. e kishte sulmuar me shishe dy her\u00eb n\u00eb kok\u00eb t\u00eb akuzuarin Pajaziti.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerr\u00eb arm\u00ebn nga brezi nga ana e djatht\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore, si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb Aktakuz\u00eb \u201cpa fajin e tij, pa menduar p\u00ebr pasojat\u201d, shtie me arm\u00eb zjarri, me \u00e7\u2019rast e godet tashm\u00eb t\u00eb ndjerin K. R.<\/p>\n<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, arm\u00ebn e kishte nxjerr\u00eb edhe Dukagjin Likaj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ia kishte mbajtur dor\u00ebn sigurimi Hisni Gecaj, kurse arma ishte e drejtuar n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb akuzuarit Pajaziti.<\/p>\n<p>Dosja thot\u00eb se Dukagjin Likaj ka sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb pandehurit Pajaziti, me \u00e7\u2019rast e \u201cka l\u00ebnduar n\u00eb b\u00ebrrylin e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb\u201d dhe si t\u00eb tilla b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore, me pasoja t\u00eb p\u00ebrhershme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Vdekja e K. R. &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; ka ardhur si pasoj\u00eb e gjakderdhjes s\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme, e cila ka \u00e7uar n\u00eb shok hemorragjik, si pasoj\u00eb e predh\u00ebs s\u00eb arm\u00ebs s\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Arma e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur &#8211; sipas Prokuroris\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb tip \u201cSmith\u201d e kalibrit 9mm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i akuzuari p\u00ebrve\u00e7 kryerjes s\u00eb vrasjes, akuzohet edhe p\u00ebr \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d.<\/p>\n<p>Pajaziti \u00ebsht\u00eb duke q\u00ebndruar n\u00ebn mas\u00ebn e paraburgimit. Pajazitit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit m\u00eb 07.08.2023, s\u00eb bashku me t\u00eb dyshuarit, Hisni Gecaj dhe G\u00ebzim Zakuti.<\/p>\n<p>Por Gecaj dhe Zakuti ishin liruar nga kjo mas\u00eb, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb rrezik ishin jet\u00ebt e personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebsuar l\u00ebndime trupore nga predhat e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>T\u00eb plagosur t\u00eb tjer\u00eb kishin mbetur edhe Andi Pajaziti e Hisni Gecaj, nd\u00ebrsa plag\u00ebve t\u00eb arm\u00ebs s\u00eb zjarrit nuk kishte arritur t\u2019u mbijetonte K.R., i cili kishte vdekur n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>13 persona sipas Prokuroris\u00eb ishin l\u00ebnduar nga gotat e thyera t\u00eb qelqit, gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha raportimet e tjera lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u2019i lexoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/tag\/andi-pajaziti\/\">LINK<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andi Pajaziti, i akuzuar p\u00ebr rastin e vrajses n\u00eb &#8220;Bon Vivant&#8221;, m\u00eb 04.08.2023, \u00ebsht\u00eb ulur s\u00ebrish sot, m\u00eb28.01.2025, n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Pajaziti akuzohet p\u00ebr &#8220;vrasje n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore&#8221; n\u00eb lokalin \u201cBon Vivant\u201d, ku mbeti i var\u00eb K. R. N\u00eb seanc\u00ebn e sotme, avokati i t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":14,"featured_media":3209512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[2307,2308,740,2570,2571],"class_list":["post-3209508","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-bon-vivant","tag-andi-pajaziti","tag-bukurije-gjonbalaj","tag-eroll-gashi","tag-fanol-krasniqi"],"lang":"sq","translations":{"sq":3209508},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/14"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3209508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3209508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3209508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3209508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}