{"id":3209921,"date":"2025-01-29T19:00:32","date_gmt":"2025-01-29T18:00:32","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3209921"},"modified":"2025-01-29T19:00:32","modified_gmt":"2025-01-29T18:00:32","slug":"ldk-premton-agjenci-per-mergaten-rikthim-te-ministrise-per-integrime-dhe-moszbatim-te-marreveshjes-se-ohrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3209921","title":{"rendered":"LDK premton Agjenci p\u00ebr M\u00ebrgat\u00ebn, rikthim t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Integrime dhe moszbatim t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit"},"content":{"rendered":"<p><em>Zbatim t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit e jo edhe t\u00eb asaj t\u00eb Ohrit, themelim t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr M\u00ebrgat\u00ebs dhe rikthim t\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Integrimeve Europiane, jan\u00eb planet kryesore t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e jashtme.<\/em><\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga LDK-ja zotohen se n\u00ebse qeveris\u00eb kandidati i tyre p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Lumir Abdixhiku, nuk do ta zbatojn\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit, por do ta zbatojn\u00eb Marr\u00ebveshjen e Uashingtonit, po q\u00eb se kjo e fundit hidhet mbi tavolin\u00eb.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"#DebatPernime - Planet e LDK p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme &amp; investimet n\u00eb rajonin e Gjilanit - 29.01.2025\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/rGXp1-uXt0g?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, kjo parti planifikon themelimin e Agjencis\u00eb p\u00ebr M\u00ebrgat\u00ebn si dhe rikthimin e Ministris\u00eb p\u00ebr Integrime Europiane, t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb kjo parti e kishin shuar n\u00eb koh\u00ebn e kryeministrit Avdullah Hotit, n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu dhe Armend Zemaj e faj\u00ebsojn\u00eb Qeverin\u00eb Kurti p\u00ebr \u201cizolim t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, me pretendimin se kjo qeveri i ka prishur marr\u00ebdh\u00ebniet me aleat\u00ebt, e ka v\u00ebn\u00eb vendin n\u00ebn sanksione t\u00eb Bashkimit Europian, dhe ka stagnuar dialogun n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d, m\u00eb 29.01.2025, k\u00ebta tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, premtuan q\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr heqjen e sanksioneve ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb ecin n\u00eb Dialog, dhe t\u2019ia kthejn\u00eb Kosov\u00ebs imazhin dhe besimin tek aleat\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Jo Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit<\/strong><\/p>\n<p>Lutfi Haziri ka kritikuar Marr\u00ebveshjen e Ohrit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si &#8220;kthes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb i ka ndodhur Dialogut kat\u00ebr vitet e fundit\u201d.<\/p>\n<p>Ai e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb keqe p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb kat\u00ebr nene.<\/p>\n<p>Haziri ka theksuar se q\u00ebndrimi i LDK rreth Dialogut Kosov\u00eb-Serbi, \u00ebsht\u00eb se nuk vlen asnj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrderisa nuk ka marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk vlen dhe nuk implementohet asnj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrderisa nuk implementohet marr\u00ebveshja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Nuk kemi mb\u00ebrri te nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr parimet mbi t\u00eb cilat duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb Dialogu, Haziri ka deklaruar se n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb bisedimet t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb vende neutrale, nd\u00ebrmjet\u00ebsi t\u00eb mbetet Bashkimi Europian me mandat t\u00eb OKB-s\u00eb, dhe garantues t\u00eb jet\u00eb SHBA-ja me rol t\u00eb sforcuar.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi ne negociata me Serbin\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb bisedime me BE-n\u00eb dhe SHBA-n\u00eb&#8221;, ka deklaruar Haziri. Ai ka shtuar se &#8220;SHBA-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb dhe ajo e leht\u00ebson procesin.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3209926\" aria-describedby=\"caption-attachment-3209926\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC03353-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3209926\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC03353-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3209926\" class=\"wp-caption-text\">Lutfi Haziri, kandidat p\u00ebr deputet nga LDK-ja. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Haziri \u00ebsht\u00eb shprehur se Kosova nuk ka negociuar kurr\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me Serbin\u00eb, por ka negociuar me BE-n\u00eb, n\u00ebn garancit\u00eb e k\u00ebsaj t\u00eb fundit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb BE-ja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb negocion me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Zot\u00ebri Kurti i ka l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs bomba t\u00eb kurdisura n\u00eb politik\u00ebn e jashtme e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb procesin e dialogut\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Ky kandidat p\u00ebr deputet foli edhe p\u00ebr raportin e Kurtit me Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p>\u201cVu\u00e7iqi dhe Serbia karshi Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj dallimi. Dhe Republika e Kosov\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj dallimi. Kosova nuk guxon me leju k\u00ebt\u00eb raport q\u00eb zot\u00ebri Kurti e ka nd\u00ebrtuar. Ai raportin me Vu\u00e7iqin dhe Serbin\u00eb e ka p\u00ebrvet\u00ebsuar, e ka personalizuar duke e ndar\u00eb si raport t\u00eb tijin, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb\u201d- tha Haziri.<\/p>\n<p>M\u00eb 18.03. 2023, Kosova dhe Serbia n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut u dakorduan p\u00ebr Aneksin e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes drejt normalizimit t\u00eb dat\u00ebs 27.02.2023 e n\u00ebnshkruar n\u00eb Bruksel p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Pal\u00ebt nuk e n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara jan\u00eb deklaruar se pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb firmosur, ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje e obligueshme p\u00ebr pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja, prej 11 nenesh, nuk p\u00ebrmend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. Megjithat\u00eb, dokumenti k\u00ebrkon nga t\u00eb dyja vendet q\u00eb t\u2019i pranojn\u00eb dokumentet dhe simbolet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb: pasaportat, diplomat dhe targat.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Ohrit p\u00ebrmban afatet e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes baz\u00eb, e njohur si \u2018Plani Franko-Gjerman\u2019 p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb zbatohet Marr\u00ebveshja e Uashingtonit?<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Uashingtonit, e n\u00ebnshkruar m\u00eb 4 shtator 2020, mbetet nj\u00eb nga dokumentet ky\u00e7e t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Haziri b\u00ebri t\u00eb ditur se jan\u00eb kontaktuar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb Marr\u00ebveshje, e cila sipas tij, po riaktualizohet me rikthimin e Donald Trumpit n\u00eb krye t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ish- kryeministri Avdullah Hoti (LDK) dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, arrit\u00ebn n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2020, marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizim ekonomik n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb presidentit amerikan t\u00eb asaj kohe, Donald Trump. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, nga kjo marr\u00ebveshje Kosova siguroi njohjen nga Izraeli, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb vit stopoi lobimin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe njohje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cLDK e ka t\u00eb qart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga k\u00ebto nivele (p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Uashingtonit) dhe deri t\u00eb zbardhet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kjo politik\u00eb, ne po presim q\u00eb roli jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb determinues n\u00eb riparimin e d\u00ebmeve q\u00eb ka shkaktuar edhe draft-dokumenti i zot\u00ebri Kurtit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb- me gjith\u00eb \u00a0Marr\u00ebveshjen korniz\u00eb t\u00eb \u00a028 shkurtit 2023\u201d- tha Haziri.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Haziri theksoi se &#8220;ne po presim q\u00eb ta zbardhin deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim,&#8221; duke u shprehur optimist p\u00ebr nj\u00eb trajtim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij dokumenti nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebse i fitojn\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje se &#8220;hapi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb koordinimi me BE-n\u00eb&#8221;, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 p\u00ebr implementimin e marr\u00ebveshjes, duke theksuar se &#8220;do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb koordinim mes SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Joe Biden e ka konfirmuar dhe legalizuar Marr\u00ebveshjen e 4 shtatorit si dokument i cili ka fjet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb 4 vite, p\u00ebr shkak se n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosova e ka p\u00ebrjashtuar si mund\u00ebsi implementimin e asaj marr\u00ebveshje\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, Serbia n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e ka heshtur k\u00ebt\u00eb dokument. Haziri thot\u00eb se jan\u00eb af\u00ebr 6 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb mobilizuara n\u00eb Beograd, tash e tri vite q\u00eb presin zbatimin e nj\u00eb klauzole t\u00eb parimit ekonomik q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu theksoi se ky dokument ka nj\u00eb fokus m\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb aspektin ekonomik t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, sesa me politik\u00ebn.<\/p>\n<p>Kurse, kandidatja Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Kosova ka n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>&#8220;Si shtet dhe si parti serioze q\u00eb e trajton politik\u00ebn e jashtme me seriozitet, d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet tona nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb i kemi n\u00ebnshkruar t\u2019i respektojm\u00eb, duke respektuar edhe Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p>Lushaku-Sadriu gjithashtu ka theksuar se ardhja e Donald Trump n\u00eb pushtet ka ndryshuar disa prioritete nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por Kosova duhet t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha nga kjo marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>&#8220;Ne duhet ta nxjerrim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga kjo marr\u00ebveshje dhe absolutisht q\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb mbrapa q\u00eb ta implementojm\u00eb secil\u00ebn pik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d- shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Rikthimi i Ministris\u00eb t\u00eb Integrimeve<\/strong><\/p>\n<p>LDK-ja synon rikthimin e Ministris\u00eb t\u00eb Integrimeve Europiane n\u00ebse rikthehet n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cMe prioritet do ta b\u00ebjm\u00eb Ministrin\u00eb e Integrimeve Europiane q\u00eb procesi i menaxhimit t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE t\u00eb jet\u00eb strukturor dhe i organizuar\u201d- tha Jehona Lushaku-Sadriu.<\/p>\n<p>Ajo faj\u00ebsoi Qeverin\u00eb Kurti p\u00ebr \u201ccenim dhe stagnim\u201d t\u00eb proceseve integruese, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb procesit formal t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sipas programit t\u00eb LDK-s\u00eb, synohet t\u00eb rikthehet Ministria e Integrimit Evropian, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb procesi i integrimit europian t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb qart\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Ministria e Integrimit t\u00eb menaxhoj\u00eb dhe t\u00eb koordinoj\u00eb edhe procesin e bashk\u00ebpunimit rajonal dhe t\u00eb gjitha iniciativat n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Procesi i Berlinit)<span style=\"font-weight: 400;\">.\u00a0<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3209929\" aria-describedby=\"caption-attachment-3209929\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC03415-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3209929\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC03415-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3209929\" class=\"wp-caption-text\">Jehona Lushaku- Sadriu, kandidatja p\u00ebr deputete nga LDK-ja. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb LDK-ja e cila kur ishte n\u00eb pushtet me Avdullah Hotin si kryeminist\u00ebr, n\u00eb vitin 2020 e kishte ka shuar Ministrin\u00eb e Integrimit Europian.<\/p>\n<p>Lushaku-Sadriu ka theksuar se Qeveria p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebrdorur ndaj shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe p\u00ebr moskoordinimin n\u00eb mes k\u00ebtyre shteteve dhe institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb, ka cenuar dhe e ka sjell\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb ku jemi vendosur n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb sanksionuarve.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj gjendjeje, Kosova ka humbur qindra milion\u00eb euro q\u00eb mund t\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb ekonomi dhe ishin destinuar p\u00ebr zhvillimin e projekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme infrastrukturore dhe kapitale.<\/p>\n<p>Sipas saj, edhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr reformat gjyq\u00ebsore ka humbur p\u00ebr shkak t\u00eb fondeve q\u00eb duhet t\u00eb vinin, por jan\u00eb ndal\u00eb si pasoj\u00eb e sanksioneve.<\/p>\n<p>\u201cImagjinojeni Kosova q\u00eb ka marr deri n\u00eb 60 milion\u00eb euro p\u00ebr vit p\u00ebr reformat gjyq\u00ebsore, nuk i ka m\u00eb\u201d- tha ajo.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/kosova-ne-pritje-te-heqjes-se-masave-ndeshkuese-shtetet-e-be-se-vazhdojne-diskutimet\/\">Shtetet e Bashkimit Europian <\/a>ende nuk e kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim unik rreth heqjes s\u00eb tyre. Masat nd\u00ebshkuese u aplikuan n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, e shpresat q\u00eb ato t\u00eb hiqeshin sivjet ishin t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin qershor 2024, kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ua kishte dor\u00ebzuar vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb raportin lidhur me masat q\u00eb i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb raport \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ishte vler\u00ebsimi n\u00ebse duhet hequr masat ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb v\u00ebna p\u00ebr shkak t\u00eb tensionimit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit n\u00eb maj dhe qershor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi sa ka ambasador\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkarkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme, duke nd\u00ebrprer\u00eb lidhjet e Kosov\u00ebs me k\u00ebto shtete. N\u00eb kontekst t\u00eb k\u00ebsaj, ajo p\u00ebrmendi edhe komunikimet formale dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatshme nga ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht kam takuar diplomat edhe politikan\u00eb europian\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb as ta takojn\u00eb ministren ton\u00eb t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb sjelljeje jo t\u00eb matur t\u00eb saj\u201d- tha Lushaku- Sadriu.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb strukturuar dhe t\u00eb organizuar p\u00ebr menaxhimin e procesit t\u00eb integrimit europian, duke v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb prioritetet p\u00ebr ngritjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb iniciativat rajonale dhe forcimin e lidhjeve me shtetet e BE-s\u00eb dhe rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Lutfi Haziri tha se do t\u00eb shfryt\u00ebzohen t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat n\u00eb politik\u00ebn e jashtme q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe diplomacin\u00eb parlamentare dhe t\u00eb gjitha kanalet tjera politike q\u00eb t\u00eb rikthehet besimi n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb imazh i cili Kosov\u00ebn e kthen n\u00eb nj\u00eb pamje krejt tjet\u00ebr q\u00eb e ka pas p\u00ebr shkak se kjo politik\u00eb pa vizion, jo q\u00eb krijoi raporte konfliktuoze n\u00eb shum\u00eb raste me partner\u00ebt strategjik\u00eb dhe me vendet partnere, por krijoi edhe nj\u00eb raport t\u00eb ri n\u00eb dekad\u00ebn e re. Kjo politik\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb kusht\u00ebzuara dhe [raportet] me institucionet e BE-s\u00eb, SHBA-n\u00eb dhe NATO-n jan\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sot\u201d- tha ai.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i LDK-s\u00eb: Shkarkimi i Martin Berishaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb situat\u00ebn aktuale t\u00eb diplomacis\u00eb kosovare, pyetja p\u00ebr shkarkimin e ambasadorit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kroaci, Martin Berishaj, ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb n\u00eb diskutimet publike.<\/p>\n<p>Lutfi Haziri, thekson se Kosova nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb skandale t\u00eb tilla. Q\u00ebndrimi i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb Berishaj t\u00eb shkarkohet.<\/p>\n<p>\u201cDefinitivisht, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb pasur probleme me ligjin, njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nivele rajonale, kurdisje tender\u00ebsh &#8230; Kosova nuk lejon t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb raporte t\u00eb k\u00ebqija\u201d- u p\u00ebrgjigj ai kur u pyet n\u00ebse e kan\u00eb n\u00eb plan ta shkarkojn\u00eb Berishajn.<\/p>\n<p>Ai mendon se diplomat\u00ebt dhe ambasador\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb figura t\u00eb besueshme dhe t\u00eb respektojn\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta etike, p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrfshirjen e vendit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Haziri gjithashtu ka theksuar se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t\u00eb respektoj\u00eb kuotat dhe ndarjen e t\u00eb drejtave n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, duke shtuar se LDK respekton ato kuota t\u00eb caktuara nga ligji dhe nuk ka kaluar n\u00eb em\u00ebrime q\u00eb tejkalojn\u00eb ato kufizime.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb administrat\u00ebs, Haziri n\u00ebnvizon se nj\u00eb nga prioritetet e tij \u00ebsht\u00eb vendosja e rendit dhe meritokracis\u00eb, duke siguruar q\u00eb diplomat\u00ebt dhe konsujt t\u00eb punojn\u00eb sipas standardeve t\u00eb larta dhe t\u00eb jen\u00eb figura t\u00eb besueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kandidati Armend Zemaj, ka shprehur nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb mbrojtjes s\u00eb individ\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandale t\u00eb korruptuara<span style=\"font-weight: 400;\">.\u00a0<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3209933\" aria-describedby=\"caption-attachment-3209933\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/fotot-ldk-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3209933\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/fotot-ldk-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3209933\" class=\"wp-caption-text\">Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga LDK-ja. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cMendoj se as nuk duhet t\u00eb diskutohet shkarkimi i njer\u00ebzve t\u00eb till\u00eb, sidomos i k\u00ebtij personi (Martin Berishaj), por hetimet duhet t\u00eb fillojn\u00eb nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si tem\u00eb baz\u00eb- n\u00ebnshtet\u00ebsia e tij, e rastet tjera- t\u00ebrheqja e milionave nga bankat\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Zemaj p\u00ebrmend se kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se nuk do t\u00eb ket\u00eb mbrojtje p\u00ebr individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion, duke e konsideruar t\u00eb papranueshme mbrojtjen e atyre q\u00eb p\u00ebrballen me akuza p\u00ebr krime t\u00eb organizuara dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>\u201cJo q\u00eb shkarkohet q\u00eb ka aktakuz\u00eb, por nuk do t\u00eb ket\u00eb mbrojtje, e para \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb elementare p\u00ebr nj\u00eb qeveri me duar t\u00eb pastra. E para, as q\u00eb diskutohet mbrojtja e njer\u00ebzve t\u00eb till\u00eb dhe e dyta shkarkimi as q\u00eb diskutohet n\u00eb LDK\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 29.03.2024,<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/presidentja-osmani-zhvilloi-viziten-zyrtare-ne-dubrovnik-pa-ambasadorin-martin-berishaj\/\"> ambasadori Martin Berishaj<\/a> ka p\u00ebrfunduar intervistimin e tij n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale pas disa or\u00eb q\u00ebndrim brenda. Berishaj po dyshohet p\u00ebr 3 vepra t\u00eb ndryshme penale. Berishaj b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb vitin 2022, kur u p\u00ebrfol n\u00eb mediat sllovene n\u00ebn dyshimin se ka transferuar rreth 600 mij\u00eb euro te nj\u00eb kompani private n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Jo Ministri, por Agjenci p\u00ebr M\u00ebrgat\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>LDK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb programin e saj krijimin e Agjencis\u00eb p\u00ebr M\u00ebrgat\u00ebn, nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb n\u00eb planet e tyre do t\u00eb operoj\u00eb n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen direkte t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Armend Zemaj, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij projekti, duke shpjeguar se Agjencia do t\u00eb ket\u00eb si q\u00ebllim kryesor integrimin e m\u00ebrgat\u00ebs, forcimin e lidhjeve me Kosov\u00ebn, nxitjen e investimeve dhe kthimin e trurit.<\/p>\n<p>Kosova aktualisht ka Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshihet m\u00ebrgata.<\/p>\n<p>Zemaj theksoi se Agjencia do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nivel qeveritar dhe do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb zhvillimin e nj\u00eb lidhjeje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb mes shqiptar\u00ebve<span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/p>\n<figure id=\"attachment_3209930\" aria-describedby=\"caption-attachment-3209930\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC03314-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-3209930\" src=\"https:\/\/kallxo.com\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/DSC03314-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1344\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-3209930\" class=\"wp-caption-text\">Armend Zemaj, kandidat p\u00ebr deputet nga LDK-ja. Foto: Naser Fejza\/KALLXO.com<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kurse, kandidatja Jehona- Lushaku, tha se Agjencia do t\u00eb ket\u00eb funksion ekzekutiv q\u00eb merr masa direkte, nd\u00ebrton relacione me shtetin ku ka m\u00ebrgat\u00eb, zyrtarisht ndan fonde, q\u00eb bashk\u00eb me shtetin ku m\u00ebsohet gjuha shqipe- t\u00eb jet\u00eb shqipja si gjuh\u00eb e zgjedhjes ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Zemaj tha se n\u00eb LDK \u00ebsht\u00eb formuar gjithashtu nj\u00eb grup i ve\u00e7ant\u00eb politik p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn, i cili do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb organizimin e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, promovimin e ambasadave kulturore dhe krijimin e nj\u00eb kornize investimesh, q\u00eb sipas tij, do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb lidhjeve me diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb ver\u00ebs dhe n\u00eb pushime tjera, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb lindur dhe rritur n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb kur t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu, jo vet\u00ebm t\u00eb njihen me familjar\u00ebt e tyre n\u00eb dasma dhe pjes\u00ebs mortore, por edhe [t\u00eb njih\u00ebn p\u00ebrmes] lidhjeve t\u00eb tyre me edukimin, institucionet dhe ekonomin\u00eb\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, LDK ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb d\u00ebrgimin e librave shkollor\u00eb n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb programi t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cNe do ta rikthejm\u00eb jo si pjes\u00eb vullnetare por institucionale d\u00ebrgimin e librave n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb\u201d- tha Zemaj.<\/p>\n<p><b>P\u00ebrvoja e LDK-s\u00eb n\u00eb pushtet<\/b><\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs m\u00eb s\u00eb shpeshti e ka pasur fatin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs dhe ardhjes s\u00eb Administrat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (UNMIK) u mbajt\u00ebn Zgjedhjet e para n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>LDK fitoi shumic\u00ebn e votave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoi shumic\u00ebn e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosov\u00ebs m\u00eb 04.03. 2002 dhe LDK-ja formoi Qeverin\u00eb e par\u00eb pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo parti fitoi p\u00ebrs\u00ebri Zgjedhjet e vitit 2004, n\u00eb krye me Ibrahim Rugov\u00ebn, i cili ishte President deri n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb Zgjedhjet e vitit 2014, LDK arriti t\u00eb krijonte nj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs me partin\u00eb e Hashim Tha\u00e7it, Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) dhe t\u00eb formonte nj\u00eb Qeveri t\u00eb re n\u00eb krye me Isa Mustaf\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb Zgjedhjet e vitit 2019, LDK humbi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb Qeveri, pasi LVV fitoi m\u00eb shum\u00eb vota. LVV b\u00ebri koalicion me LDK-n\u00eb, por Marr\u00ebveshja u prish pas disamuajsh kur Qeveria e Kurti u rr\u00ebzua n\u00eb Kuvend n\u00eb mars 2020, p\u00ebrmes nj\u00eb Mocioni Mosbesimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, LDK-ja, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Avdullah Hotit, arriti t\u00eb formonte nj\u00eb koalicion me PDK-n\u00eb dhe partit\u00eb e tjera t\u00eb vogla. M\u00eb 22.03.2020, Hoti u zgjodh Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria Hoti u rr\u00ebzua pas nj\u00eb Mocioni t\u00eb dyt\u00eb Mosbesimi n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo u pasua me Zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2021, n\u00eb t\u00eb cilat L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje doli fituese.N\u00eb Zgjedhjet e fundit n\u00eb vitin 2021, LDK-ja fitoi 12.64 % \u2013 duke u renditur si partia e tret\u00eb, p\u00ebr nga numri i votave.<\/p>\n<p>\u201cDebatP\u00ebrnime\u201d \u00ebsht\u00eb format i cili do t\u00eb transmetohet p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht deri nj\u00eb dit\u00eb para Zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 09 shkurtit 2025. Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga partit\u00eb politike garuese p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb prezantojn\u00eb Programin e tyre, p\u00ebrballen me pyetjet e Jeta Xharr\u00ebs, kryeredaktorit t\u00eb KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrez\u00ebs nga \u201cKrypomet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) ka zgjedhur q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr Zgjedhjet e 9 shkurtit t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa nga mediat n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo parti e ka arsyetuar mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb emisionet politike t\u00eb shfaqura n\u00eb mediume t\u00eb caktuara, me pretendimin se gjoja ato media jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>RTV Dukagjini \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e k\u00ebtyre mediave t\u00eb \u201cpiketuara\u201d nga LVV, e pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb televizion transmetohet emisioni \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d \u2013 prodhim i KALLXO.com.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebr dallim nga partia n\u00eb pushtet, partit\u00eb e tjera opozitare kan\u00eb pranuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Debat dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Kallxo-it.<\/p>\n<p>Jeta Xharra, drejtuese e \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d tha n\u00eb nisje t\u00eb debatit p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme se \u201cDonika G\u00ebrvalla si ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Glauk Konjufca si Kryetar i Kuvendit, Vjosa si Presidente, deri tani edhe komplet Qeveria Kurti 2, me gjith\u00eb respektin ndaj tyre, jan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsia e par\u00eb pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb po e p\u00ebrfundon mandatin e plot\u00eb pa asnj\u00eb njohje t\u00eb vetme\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbatim t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit e jo edhe t\u00eb asaj t\u00eb Ohrit, themelim t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr M\u00ebrgat\u00ebs dhe rikthim t\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Integrimeve Europiane, jan\u00eb planet kryesore t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga LDK-ja zotohen se n\u00ebse qeveris\u00eb kandidati i tyre p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Lumir Abdixhiku, nuk do ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3209924,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[2655,1153,1133,1520,117,2656,2516,10],"class_list":["post-3209921","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjate","tag-armend-zemaj","tag-debatpernime","tag-debatpernime-2025","tag-jehona-lushaku-sadriu","tag-ldk","tag-lutfi-haziri","tag-politika-e-jashtme","tag-zgjedhjet-2025"],"lang":"sq","translations":{"sq":3209921},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3209921"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3209921\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3209921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3209921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3209921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}