{"id":3210053,"date":"2025-01-29T19:12:08","date_gmt":"2025-01-29T18:12:08","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3210053"},"modified":"2025-01-29T19:12:08","modified_gmt":"2025-01-29T18:12:08","slug":"gjykimi-ndaj-te-akuzuarit-zoran-vukotiq-per-krime-lufte-ne-vushtrri-deshmitari-rrefen-per-vrasjen-e-djalit-te-tij-13-vjecar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3210053","title":{"rendered":"Gjykimi ndaj t\u00eb akuzuarit Zoran Vukotiq p\u00ebr krime lufte n\u00eb Vushtrri, d\u00ebshmitari rr\u00ebfen p\u00ebr vrasjen e djalit t\u00eb tij 13-vje\u00e7ar"},"content":{"rendered":"<p>Tre d\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, 29.01.2025, t\u00eb gjykimit t\u00eb Zoran Vukotiqit, i akuzuar p\u00ebr krime lufte, t\u00eb kryera n\u00eb Vushtrri m\u00eb 1999.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) t\u00eb dat\u00ebs 23.06.2017, Vukotiq akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka vrar\u00eb t\u00eb miturin e nacionalitetit shqiptar t\u00eb mosh\u00ebs 13-vje\u00e7are, B.M., n\u00eb Vushtrri.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb dha d\u00ebshmin\u00eb para trupit gjykues ishte babai i t\u00eb miturit t\u00eb vrar\u00eb B.M., d\u00ebshmitari Ismet Muli.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Muli para trupit gjykues deklaroi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb vendin ku ishte vrar\u00eb i biri i tij. Ai tha se p\u00ebr vrasjen e djalit t\u00eb tij kishte m\u00ebsuar nga mbesa e tij.<\/p>\n<p>Ismet Muli tregoi se me t\u00eb marr\u00eb vesh lajmin tragjik menj\u00ebher\u00eb kishte shkuar me v\u00ebllan\u00eb e tij te vendi i ngjarjes, ku kishte qen\u00eb trupi i pajet\u00eb i djalit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Muli tha se trupin e pajet\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb tij fillimisht e kishin d\u00ebrguar t\u00eb nj\u00eb fqinj i tyre dhe pastaj e kishin varrosur me disa persona t\u00eb lagjes.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitari Muli tha se disa persona t\u00eb lagjes i kishin propozuar q\u00eb kufom\u00ebn ta varrosin n\u00eb oborr, por nuk kishte pranuar dhe kishte dashur q\u00eb kufoma t\u00eb varroset n\u00eb varreza.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari tregoi se Faton Muli, i cili kishte qen\u00eb s\u00eb bashku me djalin e tij n\u00eb momentin e vrasjes, i kishte treguar se i akuzuari Vukotiq e kishte vrar\u00eb djalin e tij.<\/p>\n<p>\u201cSi zakonisht q\u00eb tubohemi familjar\u00ebt, me Fatonin jemi takuar edhe m\u00eb tregoi: \u201cAi polici, ai i gjati ku \u00e7oj tam\u00ebl e ka vra\u201d- tha d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb akuzuarin Vukotiq d\u00ebshmitari Muli tha se e kishte njohur edhe m\u00eb her\u00ebt pasi q\u00eb kishte pasur nj\u00eb market p\u00ebrfundi banes\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuarit Vukotiq, dhe se ky i fundit kishte qen\u00eb disa her\u00eb n\u00eb market t\u00eb tij si klient.<\/p>\n<p>Tutje, gjat\u00eb seanc\u00ebs u d\u00ebgjua edhe d\u00ebshmitari Muharrem Kaqanolli.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr dat\u00ebn 18.04.1999 d\u00ebshmitari Kaqanolli tha se at\u00eb dit\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe pasi kishin mbetur pa ushqim bashk\u00eb me djalin dhe dh\u00ebndrin e tij kishin shkuar te disa fqinj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ushqim (patate).<\/p>\n<p>Pasi e kishin marr\u00eb ushqimin, d\u00ebshmitari tha se ishin nisur p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Tutje, ai tha se pasi rruga nga kishin ardhur kishte qen\u00eb me vrima dhe kalimi me karroc\u00eb kishte qen\u00eb i pamundur, kishin vendosur q\u00eb t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb moment kishin dal\u00eb 3 polic\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Kaqanolli tha se tre polic\u00ebt i kishte njohur dhe nj\u00ebri nga ta e kishte drejtuar automatikun drejt tyre dhe kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb ta.<\/p>\n<p>\u201cAta tre polic\u00eb i kam njoft\u00eb, t\u00eb tret\u00eb i kam identifiku menj\u00ebher\u00eb. Nj\u00eb prej tyre ka qen\u00eb m\u00eb i gjati, ka qen\u00eb Zoran Vukotiqi, nj\u00ebri ka qen\u00eb Zorani i Lek\u00ebs dhe i treti ka qen\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl me trup\u201d- tha d\u00ebshmitari Kaqanolli.<\/p>\n<p>\u201cNa ka drejtu automatin po nuk na ka gjujt\u00eb, kan\u00eb vazhdu edhe dy-tre hapa, u p\u00ebrkul ai Zorani i Lek\u00ebs, na ka marr\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr. Un\u00eb ve\u00e7 e kam shty djalin te dera, dh\u00ebndri e ka l\u00ebshu kolic\u00ebn&#8230; Dhe ia ka fut rafal. Dashti Zoti nuk na kapi m\u00eb her\u00ebt\u201d-\u00a0 shtoi tutje d\u00ebshmitari Kaqanolli.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Kaqanolli p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Vukotiq tha se e kishte njohur si figur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e prokurores Florije Salihu-Shamolli se a \u00ebsht\u00eb i sigurt q\u00eb i akuzuari Vukotiq kishte qen\u00eb dit\u00ebn kur ishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tyre, d\u00ebshmitari u p\u00ebrgjigj: \u201cPo, 100% jam i sigurt\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb seanc\u00eb u d\u00ebgjua edhe d\u00ebshmitarja Shpresa Rama.<\/p>\n<p>Lidhur me dat\u00ebn kritike, d\u00ebshmitarja tha se e kishte par\u00eb t\u00eb ndjerin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, te sht\u00ebpia e Naserit, duke e pi nj\u00eb cigare, dhe e kam pa t\u00eb ndjerin B.M., dhe Faton Mulin q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr 12-vje\u00e7, me bi\u00e7iklet\u00eb duke dal\u00eb prej rrug\u00ebs pa krye, duke shku n\u00eb rrug\u00eb kryesore\u201d- tha d\u00ebshmitarja Rama.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitarja tha se i kishte d\u00ebgjuar edhe krismat kur ishin gjuajtur dhe se kishte par\u00eb tani t\u00eb ndjerin B.M. t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Rama tha se i kishte par\u00eb tre polic\u00eb, dy nga ta nuk i kishte njohur nd\u00ebrsa personi i cili kishte qen\u00eb n\u00eb mes t\u00eb tyre, sipas saj, kishte qen\u00eb Zoran Vukotiq.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb besoj edhe pas 100 vjete me pa fytyr\u00ebn e tij s\u2019e harroj kurr\u00eb\u201d- shtoi me tej d\u00ebshmitarja Rama.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja tha se larg\u00ebsia e saj me polic\u00ebt kishte qen\u00eb diku rreth 30-50 metra.<\/p>\n<p>Tutje, ajo tha se t\u00eb akuzuarin Vukotiq e kishte njohur si \u201cZoran gorilla\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKrejt gjenerata jem, shoqnia q\u00eb jemi rrit\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e kemi quajt\u00eb Zoranin si \u201cZoran gorilla\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb dhe q\u00ebndrimit q\u00eb e mbajke\u201d- tha d\u00ebshmitarja Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, njoftoi se nga mbrojt\u00ebsi Nebojsha Vllaiq Gjykata e ka pranuar nj\u00eb parashtres\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos i njihet statusi i pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar t\u00eb d\u00ebmtuarit Faton Muli.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, prokurorja Florije Salihu-Shamolli deklaroi se q\u00ebndron prapa aktakuz\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb propozuar q\u00eb pal\u00eb e d\u00ebmtuar t\u00eb jet\u00eb Faton Muli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq lidhur me k\u00ebt\u00eb trupi gjykues mori aktvendim duke refuzuar propozimin e avokatit Nebojsha Vllaiq, duke th\u00ebn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar varet nga propozimi i prokurorit dhe n\u00eb aktakuz\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb i propozuar Faton Muli, dhe se Gjykata do t\u00eb vendos\u00eb lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn pasurore-juridike, form\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb ishte p\u00ebrfundimi i orarit t\u00eb pun\u00ebs, seanca e sotme u nd\u00ebrpre.<\/p>\n<p>Trupi gjykues n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Rrahman Beqiri \u2013 kryetar, Arben Hoti dhe Violeta Namani-Hajra \u2013 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa aktakuza po p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga prokurorja Florije Salihu-Shamolli.<\/p>\n<p>Zoran Vukotiq nga Prokuroria Speciale po akuzohet p\u00ebr 4 aktakuza p\u00ebr krime lufte gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 22.08.2024 me propozimin e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Zoran Vukotiq, avokatit Nebojsha Vllajiq, ishte b\u00ebr\u00eb bashkimi i procedur\u00ebs penale p\u00ebr 4 aktakuza p\u00ebr krime lufte ndaj popullat\u00ebs civile n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>I pandehuri Zoran Vukotiq n\u00eb aktakuz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale, t\u00eb ngritur m\u00eb 20.04.2017 akuzohet se mes dat\u00ebs 2 dhe 3 maj 1999, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtarit policor rezervist nga stacioni policor n\u00eb Vushtrri, duke vepruar n\u00eb bashk\u00ebkryerje me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb forcave serbe, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb sulm ndaj popullat\u00ebs civile shqiptare q\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb nj\u00eb autokolon\u00eb mes fshatit Studime e Ep\u00ebrme dhe Studime e Poshtme.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb, thuhet se civil\u00ebt iu n\u00ebnshtruan q\u00ebllimisht vrasjeve brutale dhe t\u00eb paligjshme, trajtimit \u00e7njer\u00ebzor, vuajtjeve t\u00eb m\u00ebdha, zhvendosjes, aplikimit t\u00eb masave t\u00eb frik\u00ebsimit dhe terrorit, konfiskimit t\u00eb pron\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb mesin e k\u00ebtyre civil\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb, plagosur dhe t\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore p\u00ebr \u00e7far\u00eb i pandehuri Zoran Vukotiq mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte ose n\u00eb bashk\u00ebkryerje me t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb: E.M., Xh.M., F.(A)G., E.R., A.B., Rr.A., nj\u00eb 14-vje\u00e7ar i paidentifikuar, si dhe H.A., Sh.G., M.G.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb, t\u00eb pandehurin Zoran Vukotiq e kishte shpallur fajtor p\u00ebr pik\u00ebn III t\u00eb aktakuz\u00ebs, duke i shqiptuar d\u00ebnim me 6 vjet e 6 muaj burgim, p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile t\u00eb sanksionuara me Konventat e Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb e kishte liruar nga pika e par\u00eb q\u00eb e ngarkonte Zoran Vukotiqin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb vrasjen e civil\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fshatin Studime t\u00eb Vushtrris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr pik\u00ebn e II t\u00eb aktakuz\u00ebs q\u00eb e ngarkonte Vukotiqin q\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e policit rezervist nga Stacioni Policor n\u00eb Vushtrri\u00a0 ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb paraburgim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb popullat\u00ebs civile shqiptare n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e ish-Kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore n\u00eb Vushtrri, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs civil\u00ebt me q\u00ebllim i jan\u00eb n\u00ebnshtruar trajtimit \u00e7njer\u00ebzor, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs prokurori i \u00e7\u00ebshtjes ishte t\u00ebrhequr nga ndjekja penale.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit n\u00eb vitin 2019 e kishte kthyer rastin n\u00eb rigjykim sa i p\u00ebrket pik\u00ebs se par\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs, q\u00eb e ngarkonte Zoran Vukotiqin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb vrasjen e civil\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fshatin Studime t\u00eb Vushtrris\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, kjo Gjykat\u00eb p\u00ebr pik\u00ebn III t\u00eb aktakuz\u00ebs, ia kishte v\u00ebrtetuar d\u00ebnimin e shqiptuar prej gjasht\u00eb vjet e gjasht\u00eb muaj burgim t\u00eb akuzuarit Vukotiq.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb dat\u00ebs 16.05.2017 i pandehuri Zoran Vukotiq akuzohet se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb 5 maj 1999, n\u00eb Vushtrri, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me t\u00eb pandehurin Gurolub Paunoviq, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e rezervistit n\u00eb policin\u00eb serbe, t\u00eb veshur me uniforma t\u00eb policis\u00eb dhe ushtris\u00eb serbe, si dhe t\u00eb armatosur me thika, pistoleta dhe pushk\u00eb automatike, pasi kan\u00eb rrahur dhe pla\u00e7kitur persona t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb nacionalitetit shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr oborre dhe sht\u00ebpit\u00eb e lagjes, me dashje i rrahin dhe pastaj i vrasin kat\u00ebr personat civil\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb identifikuar si : E.R., H.F., A.F., dhe F.F.<\/p>\n<p>Tutje, sipas pik\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs, Zoran Vukotiq, po akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore ka cenuar integritetin trupor, sh\u00ebndetin, mir\u00ebqenien fizike dhe mendore t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve dhe d\u00ebshmitar\u00ebve, duke i torturuar: S.F., F.Sh., V.Xh., Z. Xh., N.Xh., B.Xh., Z.Xh., B.P., L. R., G M., H. M., G.Sh., A.S., S.Sh., B.O., Sh.O., dhe F.M., t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb \u00a0rrahur me grushte, shqelma dhe mjete t\u00eb tjera t\u00eb forta, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit, duke iu shkaktuar dhimbje t\u00eb r\u00ebnda fizike dhe mendore, pasoja t\u00eb cilat i bartin edhe sot.<\/p>\n<p>Tutje, sipas pik\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj aktakuze i pandehuri Zoran Vukotiq po akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje me dat\u00eb, koh\u00eb, n\u00eb vend n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si m\u00eb lart n\u00eb kund\u00ebrshtim me normat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fuqi gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb me dashje dhe dhunsh\u00ebm kan\u00eb pla\u00e7kitur t\u00eb holla n\u00eb shuma t\u00eb ndryshme, flori dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb \u00e7mueshme nga civil\u00ebt shqiptar\u00eb, konkretisht nga t\u00eb d\u00ebmtuarit si V.Xh., N.Xh., Z.Xh., B.O., Sh.O., B.M., A.F., H..F., dhe F.G.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb i pandehuri Vukotiq n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka kryer vepr\u00ebn penale \u2013 krim lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb me dat\u00eb 16.05.2018 t\u00eb pandehurin Zoran Vukotiq e kishte liruar nga tri pikat e aktakuz\u00ebs, sipas aktgjykimit nuk ishte d\u00ebshmuar se i nj\u00ebjti kishte kryer veprat penale t\u00eb cilat i viheshin n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Gjykata e Apelit m\u00eb 2019 k\u00ebt\u00eb rast e kishte kthyer n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb dat\u00ebs 23.06.2017, Zoran Vukotiq po akuzohet se n\u00eb koh\u00ebn e konfliktit t\u00eb armatosur n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb 18 prill 1999, rreth or\u00ebs 15:00, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cRruga e Sitnic\u00ebs\u201d tani \u201cEnver Musa\u201d, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb varrezave t\u00eb qytetit t\u00eb Vushtrris\u00eb, i pandehuri Vukotiq n\u00eb bashk\u00ebkryerje me NN personat, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e rezervistit t\u00eb policis\u00eb serbe, t\u00eb veshur me uniforma t\u00eb policis\u00eb serbe dhe t\u00eb armatosur, kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me normat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fuqi gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje sipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri Vukotiq akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka vrar\u00eb t\u00eb miturin e nacionalitetit shqiptar t\u00eb mosh\u00ebs 13-vje\u00e7are B.M. me arm\u00eb automatike n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb tani viktima, s\u00eb bashku me djalin e axh\u00ebs s\u00eb tij Faton Mulin, kishin marr\u00eb bi\u00e7iklet\u00ebn e fqinjit Skender Bajraktari dhe kishin dal\u00eb n\u00eb lagjen af\u00ebr varrezave t\u00eb Vushtrris\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb pas, ata kishin d\u00ebgjuar disa krisma t\u00eb arm\u00ebve, me \u00e7\u2019rast nd\u00ebrrojn\u00eb rrug\u00ebn dhe nisen n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs \u201cEnver Musa\u201d, ku pik\u00ebrisht n\u00eb rrug\u00ebn kryesore hasin n\u00eb tre polic\u00eb t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Tutje, sipas aktakuz\u00ebs, kur dy f\u00ebmij\u00ebt i shohin polic\u00ebt, fillojn\u00eb t\u00eb ikin, dhe nj\u00ebri nga polic\u00ebt e uniformuar, tani i pandehuri Zoran Vukotiq, nga larg\u00ebsia prej 30 metrash, gjuan me arm\u00eb zjarri n\u00eb drejtim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, duke q\u00eblluar n\u00eb gjoks B.M., i cili vdes menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa Faton Muli, arrin t\u2019u shp\u00ebtoj\u00eb t\u00eb sht\u00ebnave me arm\u00eb, duke u fshehur af\u00ebr murit, i cili gjendej aty af\u00ebr.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, i pandehuri Vukotiq, akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka kryer vepr\u00ebn penale \u2013 krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile.<\/p>\n<p>P\u00ebr pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj aktakuze, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Vukotiq akuzohej se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka kryer krime kund\u00ebr popullat\u00ebs civile, Prokuroria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishte t\u00ebrhequr nga ndjekja penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, gjykimi \u00a0p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast vazhdon p\u00ebr pik\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj aktakuze.<\/p>\n<p>Aktakuza e kat\u00ebrt ndaj Zoran Vukotiqit \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb 04.10.2023, me t\u00eb cil\u00ebn Vukotiq akuzohet p\u00ebr dhunim seksual gjat\u00eb luft\u00ebs. Ky gjykim \u00ebsht\u00eb duke u gjykuar i mbyllur p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Zoran Vukotiq akuzohej edhe p\u00ebr nj\u00eb rast tjet\u00ebr se si pjes\u00ebtar i forcave policore t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb rezerv\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb muajin maj 1999 gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb sulmi t\u00eb gjer\u00eb nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kund\u00ebr popullat\u00ebs civile shqiptare n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Vushtrris\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij nj\u00ebsiti, kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb d\u00ebbimin e popullat\u00ebs civile shqiptare.<\/p>\n<p>Ai akuzohej se mori pjes\u00eb n\u00eb kryerjen e dhun\u00ebs fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs dhe veprimeve t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas s\u00eb nacionalitetit shqiptar.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/gjykata-jep-detaje-per-denimin-e-zoran-vukotiqit-me-10-vite-burg\/\">Gjykata e Prishtin\u00ebs, m\u00eb 5 korrik 2021<\/a>\u00a0e kishte d\u00ebnuar me 10 vjet burgim Zoran Vukotiqin mir\u00ebpo l\u00ebnda \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim pas ankesave t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale dhe pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, t\u00eb cilat k\u00ebrkonin ashp\u00ebrsimin e d\u00ebnimit dhe ankes\u00ebs s\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit, avokatit Nebojsha Vlajiq p\u00ebr lirimin e tij.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/edhe-ne-rigjykim-zoran-vukotiq-denohet-me-10-vjet-burgim-per-dhune-seksuale-gjate-luftes\/\">Edhe n\u00eb rigjykim, Vukotiq ishte d\u00ebnuar me 10 vjet burgim, i akuzuar p\u00ebr dhun\u00eb seksuale ndaj nj\u00eb gruaje shqiptare t\u00eb Vushtrris\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs<\/a>.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit m\u00eb 15 shkurt 2023 e kishte aprovuar pjes\u00ebrisht si t\u00eb bazuar ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke e ndryshuar aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrkitazi me vendimin mbi d\u00ebnimin, ashtu q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit Vukotiq p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor ia kishte rritur d\u00ebnimin edhe 3 vite, duke e gjykuar me d\u00ebnim burgimi n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 13 vite, n\u00eb t\u00eb cilin d\u00ebnim i ishte llogaritur edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim deri m\u00eb dat\u00ebn e plotfuqishm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktgjykimit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/supremja-verteton-denimin-e-te-akuzuarit-zoran-vukotiq-per-dhune-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove\/\">Nd\u00ebrsa Gjykata Supreme e kishte v\u00ebrtetuar d\u00ebnimin dhe i kishte refuzuar si t\u00eb pabazuara k\u00ebrkesat p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb avokatit mbrojt\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr krime lufte, Zoran Vukotiq, t\u00eb paraqitura kund\u00ebr aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat dhe krimet e tjera t\u00eb luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat serbe e jugosllave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998\/1999 ishin gjykuar, e disa edhe d\u00ebnuar, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur dhe t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr \u201ckrime lufte\u201d dhe p\u00ebr \u201ckrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d, t\u00eb kryera nga forcat serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb. Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr \u201ckrime lufte\u201d dhe \u201ckrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d, t\u00eb kryera edhe n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, si dhe n\u00eb Kroaci.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/xn--cdaaa.icty.org\/en\/case\/slobodan_milosevic\">Gjykimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb<\/a>\u00a0(ICTY), me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk kishte marr\u00eb epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur m\u00eb 11.03.2006 n\u00eb qeli, teksa po mbahej n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbis\u00eb, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr \u201ckrime lufte gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nikolla Shainoviq, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 18 vjet burg p\u00ebr \u201ckrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d dhe \u201cshkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 15 vjet burg p\u00ebr \u201ckrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d<\/p>\n<p>Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 22 vjet burg p\u00ebr \u201ckrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d dhe \u201cshkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 14 vjet burg p\u00ebr \u201ckrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d.<\/p>\n<p>Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg p\u00ebr \u201ckrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d dhe \u201cshkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Aktgjykimin t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, e gjeni n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/xn--cdaaa.icty.org\/x\/cases\/milutinovic\/acjug\/en\/140123.pdf\">link<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre d\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, 29.01.2025, t\u00eb gjykimit t\u00eb Zoran Vukotiqit, i akuzuar p\u00ebr krime lufte, t\u00eb kryera n\u00eb Vushtrri m\u00eb 1999. Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) t\u00eb dat\u00ebs 23.06.2017, Vukotiq akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka vrar\u00eb t\u00eb miturin e nacionalitetit shqiptar t\u00eb mosh\u00ebs 13-vje\u00e7are, B.M., [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":26,"featured_media":3210054,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[1628,2690,1411,2691,902,2692,2693,905,2694,1350,100,2695],"class_list":["post-3210053","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-arben-hoti","tag-florije-salihu-shamolli","tag-gjykimi-per-krime-lufte","tag-ismet-muli","tag-krime-lufte","tag-muharrem-kaqanolli","tag-nebojsha-vllaiq","tag-rrahman-beqiri","tag-shpresa-rama","tag-violeta-namani-hajra","tag-vushtrri","tag-zoran-vukotiq"],"lang":"sq","translations":{"sq":3210053},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/26"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3210053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3210053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3210053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3210053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}