{"id":3210276,"date":"2025-01-30T14:04:24","date_gmt":"2025-01-30T13:04:24","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3210276"},"modified":"2025-01-30T14:04:24","modified_gmt":"2025-01-30T13:04:24","slug":"gjykimi-ndaj-4-te-akuzuarve-per-sulmin-ne-zyret-e-kkz-se-ne-mitrovice-te-veriut-degjohet-nje-deshmitar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3210276","title":{"rendered":"Gjykimi ndaj 4 t\u00eb akuzuarve p\u00ebr sulmin n\u00eb Zyret e KKZ-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut, d\u00ebgjohet nj\u00eb d\u00ebshmitar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb akuzuarve Millun Millenkoviq, i njohur si \u201cLlune\u201d dhe ish-polic\u00ebve Aleksand\u00ebr Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 30.01.2025, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar d\u00ebshmitari Sllobodan Dimitrijeviq.<\/p>\n<p>T\u00eb pandehurit e lartcekur po akuzohen p\u00ebr <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/zyra-e-kkz-se-ne-mitrovicen-veriore-ende-jashte-funksionit-video\/\">sulmin me granata n\u00eb Zyrat e KKZ-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn Veriore<\/a>, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Dimitrijeviq tha se n\u00eb dit\u00ebn kritike kishte qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe p\u00ebr rastin kishte m\u00ebsuar nga mediat.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari deklaroi se ka punuar si udh\u00ebheq\u00ebs i Zyr\u00ebs s\u00eb Komisonit Komunal Zgjedhor (KKZ) n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut, nd\u00ebrsa n\u00eb dit\u00ebn kritike nuk ka qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb pasi q\u00eb m\u00eb 15 n\u00ebntor 2022 kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb parevokueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e prokurorit Bekim Kodraliu, se pse ai kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje? D\u00ebshmitari Dimitrijeviq u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;p\u00ebr arsye personale&#8221; ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb pandehurin Aleksand\u00ebr Vlajiq, d\u00ebshmitari tha se e njeh dhe se her\u00eb pas her\u00eb kur jan\u00eb takuar jan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe kan\u00eb pasur biseda t\u00eb shkurtra.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitari Dimitrijeviq tha se nj\u00eb her\u00eb i pandehuri Vlajiq i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb foto n\u00eb rrjetin Viber, e cila kishte t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb rast kur Zyret e KKZ-s\u00eb ishin sulmuar me gur\u00eb nga persona t\u00eb panjohur, po n\u00eb foton e d\u00ebguar nuk kishte pasur ndonj\u00eb tekst dhe se ai i ishte p\u00ebrgjigjur duke i th\u00ebn\u00eb se ky rast \u00ebsht\u00eb i lajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme KKZ \u00ebsht\u00eb gjuajtur me gur\u00eb nga persona t\u00eb panjohur. Ku un\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes kam arritur n\u00eb pun\u00eb dhe kur e kam v\u00ebrejtur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin moment e kam thirr\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila ka ardhur n\u00eb vend t\u00eb ngjarjes dhe e ka kry shikimin.\u201d &#8211; tha Dimitrijeviq, lidhur me sulmin e m\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto Zyre.<\/p>\n<p>Tutje, gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitarit Dimitrijeviq, prokurori Kodraliu tha se d\u00ebshmitari nuk \u00ebsht\u00eb duke e th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn kur deklaroi se t\u00eb akuzuarin Vlajiq e ka par\u00eb me vetur\u00eb t\u00eb tipit &#8220;Seat&#8221;, pasi q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar e cila ka qen\u00eb e mbyllur p\u00ebr publikun, d\u00ebshmitari i cili ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb ka deklaruar se t\u00eb akuzuarin Vlajiq e ka par\u00eb me vetur\u00eb t\u00eb tipit \u201cFiat\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb prokurorit Kodraliu, d\u00ebshmitari Dimitrijeviq tha se para se t\u00eb jap\u00eb d\u00ebshmin\u00eb \u00ebsht\u00eb betuar se do t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe se k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb dhe tha se nuk \u00ebsht\u00eb duke e kuptuar reagimin e Prokurorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Vlajiq, avokati Millosh Deleviq tha se do t\u00eb paraqesin prov\u00eb se i mbrojturi i tij ka vozitur vetur\u00eb t\u00eb tipit \u201cSeat\u201d dhe vetur\u00eb t\u00eb tipit \u201cFiat\u201d.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e sotme nuk kishte d\u00ebshmitar t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar, seanca u nd\u00ebrpre.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje po gjykohet nga Valon Kurtaj (kryetar) dhe Violeta Namani-Hajra e Arben Hoti (an\u00ebtar\u00eb).<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/cfare-deklaruan-per-fajesine-llune-pantiq-dhe-te-akuzuarit-tjere-per-sulmin-ne-zyret-e-kkz-se\/\">Kujtojm\u00eb se t\u00eb akuzuarit Millun Millenkoviq, i njohur si \u201cLlune\u201d dhe ish-polic\u00ebt Aleksand\u00ebr Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq ishin deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/a><\/p>\n<p>Kallxo.com kishte siguruar\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/dosja-e-prokurorise-si-i-transportoi-llune-bombat-permes-ambulances-dhe-komunikimet-per-dardha\/\">Dosjen<\/a> e Prokuroris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrshkruhen n\u00eb detaje veprimet e kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve n\u00eb dit\u00ebn kritike, si dhe komunikimet e tyre elektronike.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>Prej sot zyrtarisht un\u00eb jam Z\u00ebvend\u00ebskomandant i Brigad\u00ebs s\u00eb Veriut&#8230; Nuk ka tani mbrojtje civile, tani ka Brigad\u00eb t\u00eb Veriut.\u201d &#8211; ishte nj\u00eb prej mesazheve t\u00eb cilat n\u00eb Dosje thuhet se i jan\u00eb nxjerr\u00eb nga telefoni i t\u00eb akuzuarit Millun Millenkoviq.<\/p>\n<p>\u201cAty shkunden dardhat\u2026 ti gjuaj ndonj\u00eb moll\u00eb.\u201d &#8211; ishin mesazhet e k\u00ebmbyera n\u00eb mes t\u00eb Dejan Pantiqit dhe Miomir Vakiqit &#8211; sipas Dosjes &#8211; duke aluduar p\u00ebr vendndodhjen e Policis\u00eb dhe hedhjen e mjeteve shp\u00ebrthyese.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit sulmin e kan\u00eb kryer me dy granata dore dhe dy shok-bomba. Shok-bombat kishin shp\u00ebrthyer, nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00eb granat\u00eb dore jo, k\u00ebshtu duke rrezikuar jet\u00ebn e zyrtar\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe polic\u00ebve.<\/p>\n<p>Granatat t\u00eb cilat &#8211; sipas Dosjes &#8211; i ka marr\u00eb i akuzuari \u201cLlune\u201d nga nj\u00eb ambulanc\u00eb me sinjale alarmuese.<\/p>\n<p>Ambulanca n\u00eb fjal\u00eb thuhet n\u00eb Dosje t\u00eb jet\u00eb par\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb minuta para ngjarjes kritike &#8211; duke shkuar me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe drejt vendit ku ndodhi sulmi. Kjo pamje \u00ebsht\u00eb kapur nga kamerat e siguris\u00eb s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Millenkoviqit n\u00eb Prokurori, n\u00eb ambulanc\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shok\u00ebt e tij t\u00eb cil\u00ebt ai i kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur, por nuk kishte marr\u00eb granata nga ta dhe n\u00eb vendin e ngjarjes kritike ishte afruar nga kureshtja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr provat e paraqitura n\u00eb Aktakuz\u00eb figuron edhe nj\u00eb postim i t\u00eb akuzuarit \u201cLlune\u201d &#8211; p\u00ebrmbajtjen e s\u00eb cilit Prokuroria e ka cil\u00ebsuar si inkriminuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse m\u00eb arrestojn\u00eb, gjuani n\u00eb drejtimin tim, gjuani n\u00eb vetur\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam edhe un\u00eb, \u00e7ojeni n\u00eb aj\u00ebr dhe n\u00eb rast se duhet edhe mua t\u00eb m\u00eb vritni. Vet\u00ebm mos i lejoni t\u00eb m\u00eb \u00e7ojn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb.\u201d &#8211; ishte p\u00ebrshkrimi i fotos s\u00eb postuar nga Millenkoviqi dy jav\u00eb para sulmit.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb Dosje thuhet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit k\u00ebto veprime i kan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akoma jan\u00eb t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>Fillimisht t\u00eb akuzuarit kishin thyer dritaret e Zyrave me gur\u00eb &#8211; duke mund\u00ebsuar k\u00ebshtu hedhjen e mjeteve shp\u00ebrthyese brenda n\u00eb Zyre.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, Dosja thot\u00eb se ka qen\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ndezjen e nj\u00eb zjarri p\u00ebrmes hedhjes s\u00eb nj\u00eb mollotovi.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo &#8211; sipas Dosjes &#8211; thuhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb popullat\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb strukturave politike e kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes pamund\u00ebsimit t\u00eb Zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se i akuzuari Millun Millenkoviq \u00ebsht\u00eb i dyshuar edhe p\u00ebr sulm ndaj KFOR-it dhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb trazirat e majit t\u00eb vitit 2023 n\u00eb veri t\u00eb vendit, p\u00ebr \u00e7ka edhe <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/momenti-i-arrestimit-te-te-dyshuarit-per-sulmet-ndaj-kfor-it-ne-mitrovicen-e-veriut-foto\/\">ishte arrestuar n\u00eb qershor t\u00eb atij<\/a>\u00a0viti.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb p\u00ebrshkruan se Millenkoviqi i kishte rezistuar arrestimit, gj\u00eb e cila ka rezultuar me l\u00ebndime trupore te polic\u00ebt, si dhe vet\u00eb i akuzuari.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti gjat\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Prokurori ka mohuar se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sulmin ndaj Zyreve t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin po akuzohet.<\/p>\n<p>\u201cLlune\u201d p\u00ebr momentin ndodhet n\u00ebn mas\u00ebn e paraburgimit deri n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Dejan Pantiq \u00ebsht\u00eb i akuzuari tjet\u00ebr, i arrestuar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa p\u00ebrmes 30 mij\u00eb eurosh dor\u00ebzani ndodhet n\u00eb liri q\u00eb nga shtatori i vitit 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si \u201cLlune\u201d, edhe Pantiq n\u00eb Polici ka mohuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb sulmin terrorist q\u00eb i vihet n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ishte ballafaquar me mesazhet q\u00eb i jan\u00eb gjetur n\u00eb telefon, Pantiq kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cAty shkunden dardhat\u201d ka implikuar se Policia mund t\u00eb ken\u00eb pasur ftoht\u00eb. Nd\u00ebrsa, shtoi se nuk e di se \u00e7far\u00eb ka dashur t\u00eb thot\u00eb i akuzuari Vakiq, me mesazhin \u201cHidhjani nga nj\u00eb moll\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Miomir Vakiq gjat\u00eb deklarat\u00ebs n\u00eb Polici po ashtu kishte mohuar veprimet inkriminuese, t\u00eb cilat r\u00ebndojn\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e mesazheve telefonike, Vakiq kishte deklaruar se nuk ka pasur q\u00ebllime keqdash\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe i akuzuari Aleksand\u00ebr Vllajiq kishte mohuar akuzat. Ai ka mohuar po ashtu edhe t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Organizatave \u201cMbrojtja Civile\u201d dhe \u201cBrigada e Veriut\u201d, t\u00eb cilat jan\u00eb shpallur Organizata terroriste nga Qeveria e Reublik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>https:\/\/kallxo.com\/lajm\/qeveria-e-kosoves-shpalle-si-organizata-terroriste-organizatat-mbrojtja-civile-dhe-brigada-e-veriut\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb akuzuarve Millun Millenkoviq, i njohur si \u201cLlune\u201d dhe ish-polic\u00ebve Aleksand\u00ebr Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 30.01.2025, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar d\u00ebshmitari Sllobodan Dimitrijeviq. T\u00eb pandehurit e lartcekur po akuzohen p\u00ebr sulmin me granata n\u00eb Zyrat e KKZ-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn Veriore, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":26,"featured_media":3210281,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[2769,1628,2770,2771,2772,2773,2774,2775,969,1350],"class_list":["post-3210276","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-aleksander-vlaiq","tag-arben-hoti","tag-bekim-kodraliu","tag-dejan-pantiq","tag-llune","tag-millun-millenkoviq","tag-miomir-vakiq","tag-slobodan-dimitrijeviq","tag-valon-kurtaj","tag-violeta-namani-hajra"],"lang":"sq","translations":{"sq":3210276},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210276","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/26"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3210276"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210276\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3210276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3210276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3210276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}