{"id":3210482,"date":"2025-01-30T20:19:55","date_gmt":"2025-01-30T19:19:55","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3210482"},"modified":"2025-01-30T20:19:55","modified_gmt":"2025-01-30T19:19:55","slug":"renia-e-qeverise-disfate-per-vuciqin-apo-blerje-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3210482","title":{"rendered":"R\u00ebnia e Qeveris\u00eb &#8211; disfat\u00eb p\u00ebr Vu\u00e7iqin apo blerje kohe?"},"content":{"rendered":"<p>Me dor\u00ebheqjen e kryeministrit, a e ka pranuar pushteti n\u00eb Serbi, i udh\u00ebhequr nga presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq, humbjen?<\/p>\n<p>Tre muaj pas vdekjes s\u00eb 15 personave nga shembja e streh\u00ebs s\u00eb rind\u00ebrtuar t\u00eb Stacionit Hekurudhor n\u00eb Novi Sad dhe m\u00eb shum\u00eb se dy muaj pas fillimit t\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve, kryeministri i Serbis\u00eb, Millosh Vu\u00e7eviq, dhe kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Novi Sadit, Millan Gjuriq, dhan\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Aktualisht, Qeveria serbe \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandat teknik dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb ashtu deri n\u00eb zgjedhjen e nj\u00eb t\u00eb reje, ose deri n\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Vu\u00e7eviq dhe Gjuriq nuk dhan\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb dit\u00ebt pas aksidentit, por nj\u00eb dit\u00eb pasi nj\u00eb grup sulmuesish rrah\u00ebn disa student\u00eb n\u00eb Novi Sad me shkop bejsbolli.<\/p>\n<p>Tash p\u00ebr tash, nuk ka ndonj\u00eb konfirmim zyrtar se sulmuesit ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) n\u00eb pushtet &#8211; gj\u00eb q\u00eb u spekulua pas deklaratave t\u00eb Vu\u00e7iqit m\u00eb 28 janar se sulmuesit ishin \u201cdjem q\u00eb dol\u00ebn nga ambientet e partis\u00eb\u201d n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201c\u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb njer\u00ebzit e partis\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, pas thirrjes p\u00ebr dialog\u201d.<\/p>\n<p>Qendra p\u00ebr Gazetari Hulumtuese (CINS) raportoi se q\u00eb nga fillimi i protestave, kishte m\u00eb shum\u00eb se 50 sulme ndaj student\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrplasje nga makinat dhe goditje me shkopinj, grushte e shqelma.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb proteste dhe solidariteti, student\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb enjten nj\u00eb sh\u00ebtitje dyditore nga Beogradi p\u00ebr n\u00eb Novi Sad, p\u00ebr t\u00eb treguar se dor\u00ebheqjet nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe se ata do t\u00eb vazhdojn\u00eb me aksionet e tyre.<\/p>\n<p>Por, e sigurt \u00ebsht\u00eb se me dor\u00ebheqjen e kryeministrit, ky pushtet n\u00eb Serbi &#8211; tashm\u00eb n\u00eb vitin e tremb\u00ebdhjet\u00eb &#8211; ka b\u00ebr\u00eb l\u00ebshimin m\u00eb t\u00eb madh ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb e pret Vu\u00e7iqin dhe qeverisjen e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Timothy Less, nga Qendra p\u00ebr Gjeopolitik\u00eb n\u00eb Universitetin e Kembrixhit, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ai e sheh r\u00ebnien e Qeveris\u00eb serbe si d\u00ebshtim t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cAi p\u00ebsoi nj\u00eb goditje politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, nj\u00eb pranim i heshtur i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Kjo konfirmon akuzat e protestuesve se tragjedia n\u00eb Novi Sad \u00ebsht\u00eb rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. N\u00ebse ai do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet pas k\u00ebsaj, do t\u00eb varet prej zhvillimeve t\u00eb ardhshme n\u00eb Serbi\u201d, thot\u00eb Less.<\/p>\n<p>Dushan Spasojeviq, profesor n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike n\u00eb Beograd, thot\u00eb se Vu\u00e7iq po luan me kart\u00ebn e fundit q\u00eb ka.<\/p>\n<p>\u201cDor\u00ebheqjet e kryeministrit dhe kryebashkiakut nuk jan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl. Jan\u00eb, sigurisht, pranim i disfat\u00ebs dhe fitore p\u00ebr student\u00ebt protestues. Por, jan\u00eb edhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta t\u00ebrhequr kriz\u00ebn aty ku ia del m\u00eb s\u00eb miri &#8211; te partit\u00eb politike, Parlamenti dhe mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb reja\u201d, thot\u00eb Spasojeviq.<\/p>\n<p>Less, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb duke zbatuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy taktika t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cE para \u00ebsht\u00eb sakrifikimi i Qeveris\u00eb, me \u00e7\u2019gj\u00eb blen koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar ndoshta me protestuesit dhe p\u00ebr t\u00eb arritur ndonj\u00eb zgjidhje. K\u00ebt\u00eb e sugjerojn\u00eb edhe thirrjet e tij p\u00ebr dialog. N\u00ebse kjo nuk i ka sukses, ai qartazi do t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje t\u00eb reja\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPra, luan me dy skenar\u00eb. N\u00ebse i pari nuk i funksionon muajin e ardhsh\u00ebm, llogarit n\u00eb fitore n\u00eb zgjedhje dhe, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb shuarjen e protestave\u201d, thot\u00eb Less.<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb zgjidhje zgjedhjet e parakohshme?<\/strong><\/p>\n<p>Spasojeviq supozon se Vu\u00e7iq do t\u2019i peshoj\u00eb opsionet n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqet ta zgjedh\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse vler\u00ebson se blerja e koh\u00ebs do t\u2019i sjell\u00eb dobi, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb lloj ristrukturimi t\u00eb Qeveris\u00eb. N\u00ebse e sheh se kjo nuk i mjafton, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje, por, n\u00eb at\u00eb rast, do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb\u201d, vler\u00ebson Spasojeviq.<\/p>\n<p>Kur Kuvendi i Serbis\u00eb konfirmon dor\u00ebheqjen e kryeministrit, fillon edhe periudha 30-ditore p\u00ebr zgjedhjen e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk zgjidhet, shpallen zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p>Duke u thirrur n\u00eb raportet e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe vendas, opozita n\u00eb Serbi pretendon se nuk ka kushte p\u00ebr zgjedhje t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare n\u00eb Serbi, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, Misioni v\u00ebzhgues i Zyr\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb p\u00ebr Institucionet Demokratike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut (ODIHR) raportoi se fushat\u00ebn e dominoi pjes\u00ebmarrja e presidentit t\u00eb shtetit, i cili, duke i dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) n\u00eb pushtet, krijoi kushte t\u00eb padrejta.<\/p>\n<p>\u201cMekanizma efektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar frik\u00ebsimin dhe presionin ndaj votuesve nuk u zbatuan\u201d, vler\u00ebsoi ODIHR-i.<\/p>\n<p>Misioni dha, gjithashtu, 25 rekomandime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e procesit zgjedhor, duke p\u00ebrfshir\u00eb rishikimin e listave t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe parandalimin e abuzimit me burime shtet\u00ebrore dhe institucione publike.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian i b\u00ebri thirrje Serbis\u00eb q\u00eb t\u2019i zbatoj\u00eb k\u00ebto rekomandime n\u00eb raportin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr progresin e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Shumica e partive opozitare, nga t\u00eb cilat student\u00ebt distancohen, jan\u00eb kund\u00ebr zgjedhjeve t\u00eb reja, pasi, sipas tyre, nuk ka kushte t\u00eb drejta p\u00ebr mbajtjen e tyre.<\/p>\n<p>Pushteti, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se kushtet p\u00ebr zgjedhje jan\u00eb demokratike, nd\u00ebrsa Vu\u00e7iq p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht se \u201cpushteti fitohet ekskluzivisht me zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk do t\u2019i shmang konsultimet. Vu\u00e7eviq tashm\u00eb ka nisur bisedimet me Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb dhe Ivica Da\u00e7iqin, i cili ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb pro zgjedhjeve. Ne do t\u2019i vazhdojm\u00eb bisedimet me t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, tha Vu\u00e7iq m\u00eb 28 janar.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhje apo qeveri kalimtare<\/strong><\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, seanca e Kuvendit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb mbahej vot\u00ebbesimi p\u00ebr ekzekutivin, u shty deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Partia P\u00ebrparimtare Serbe, e udh\u00ebhequr nga ish-kryeministri Vu\u00e7eviq, ka 112 nga 250 deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa partneri m\u00eb i madh i koalicionit, Partia Socialiste e Serbis\u00eb, ka 13.<\/p>\n<p>Koalicioni qeveris\u00ebs p\u00ebrfshin edhe parti t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Majin e kaluar, 152 deputet\u00eb votuan pro zgjedhjes s\u00eb qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa 61 votuan kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Spasojeviq beson se qeveria kalimtare \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00ebdalje e mundshme nga kriza aktuale. Ai thekson se kjo qeveri me mandat t\u00eb kufizuar do t\u2019i kishte dy detyra.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb, p\u00ebrmbushja e k\u00ebrkesave, dhe dy, p\u00ebrgatitja e kushteve p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme\u201d, thot\u00eb Spasojeviq.<\/p>\n<p>Qeveria serbe, e cila tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqje, u formua m\u00eb 2 maj t\u00eb vitit 2024, me zgjedhjen e Millosh Vu\u00e7eviqit kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 janar, Vu\u00e7iq i p\u00ebrs\u00ebriti opozit\u00ebs se nuk do qeveri kalimtare.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka qeveri t\u00eb re pa zgjedhje\u201d, tha Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023 ishin t\u00eb 14-tat n\u00eb Serbi q\u00eb nga hyrja e sistemit shum\u00ebpartiak.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e vitit 2012, t\u00eb cilat soll\u00ebn n\u00eb pushtet Partin\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe t\u00eb Vu\u00e7iqit, ishin zgjedhjet e para t\u00eb rregullta n\u00eb 15 vjet.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb pritet?<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb e Novi Sadit ngriti aktakuz\u00eb kund\u00ebr 13 t\u00eb dyshuarve p\u00ebr vdekjen e 15 personave dhe plagosjen r\u00ebnd\u00eb t\u00eb dy t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Stacionin Hekurudhor n\u00eb Novi Sad, m\u00eb 1 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e student\u00ebve p\u00ebr ndalimin e protestave p\u00ebrfshijn\u00eb publikimin e dokumentacionit t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e stacionit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr aksidentin.<\/p>\n<p>Ata gjithashtu k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb sulmuesit e demonstruesve n\u00ebp\u00ebr Serbi, gjat\u00eb protestave q\u00eb pasuan aksidentin, t\u00eb identifikohen dhe t\u00eb p\u00ebrballen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat p\u00ebrfshijn\u00eb edhe lirimin e aktivist\u00ebve t\u00eb arrestuar gjat\u00eb protestave, ndalimin e procedurave penale kund\u00ebr tyre, si dhe rritjen e buxhetit p\u00ebr universitetet.<\/p>\n<p>Less beson se Vu\u00e7iq do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb negocioj\u00eb me student\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAi do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa l\u00ebshime. N\u00ebse nuk arrin, do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq tha m\u00eb 27 janar se t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e student\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrmbushur dhe u b\u00ebri thirrje atyre q\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>Ai tha se \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb publikimi i m\u00ebtejm\u00eb i dokumentacionit p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Stacionit Hekurudhor t\u00eb Novi Sadit dhe kjo, sipas tij, do t\u00eb thot\u00eb se shteti \u201cka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka\u201d.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/renia-e-qeverise-disfate-per-vuciqin-apo-blerje-kohe-\/33297149.html\">REL<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me dor\u00ebheqjen e kryeministrit, a e ka pranuar pushteti n\u00eb Serbi, i udh\u00ebhequr nga presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq, humbjen? Tre muaj pas vdekjes s\u00eb 15 personave nga shembja e streh\u00ebs s\u00eb rind\u00ebrtuar t\u00eb Stacionit Hekurudhor n\u00eb Novi Sad dhe m\u00eb shum\u00eb se dy muaj pas fillimit t\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve, kryeministri i Serbis\u00eb, Millosh Vu\u00e7eviq, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":11,"featured_media":2846210,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11,212],"tags":[466,1651,458],"class_list":["post-3210482","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm","category-rajon","tag-aleksandar-vuciq","tag-protestat-ne-serbi","tag-serbi"],"lang":"sq","translations":{"sq":3210482},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/11"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3210482"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210482\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3210482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3210482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3210482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}