{"id":3210647,"date":"2025-01-31T19:23:38","date_gmt":"2025-01-31T18:23:38","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3210647"},"modified":"2025-01-31T19:23:38","modified_gmt":"2025-01-31T18:23:38","slug":"senati-i-up-se-kthen-mbrapsht-avancimin-e-nje-kandidati-ne-filozofik-kalojne-tre-te-tjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3210647","title":{"rendered":"Senati i UP-s\u00eb kthen mbrapsht avancimin e nj\u00eb kandidati n\u00eb Filozofik, kalojn\u00eb tre t\u00eb tjer\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Rektori i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Arben Hajrullahu n\u00eb mbledhjen e Senatit t\u00eb UP-s\u00eb t\u00eb mbajtur m\u00eb 29.01.2025 njoftoi se Fakulteti Filozofik n\u00eb UP i ka ndjekur procedurat dhe i ka propozuar kandidat\u00ebt p\u00ebr kat\u00ebr pozitat sipas konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023.<\/p>\n<p>Senati i UP-s\u00eb n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 27.11.2024<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/up-do-ti-marre-tri-masa-ndaj-rastit-te-konfliktit-te-interesit-ne-fakultetin-filozofik\/\"> i kishte votuar nj\u00ebz\u00ebri tri masa<\/a>, t\u00eb cilat i kishte rekomanduar rektori Hajrullahu q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren ndaj rastit t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023 t\u00eb Fakultetit Filozofik, n\u00eb t\u00eb cilin u raportua p\u00ebr konflikt interesi t\u00eb avancimit t\u00eb tre profesor\u00ebve e riem\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb asistenteje.<\/p>\n<p>Pas rezultateve t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023, tre kandidat\u00ebt: Dorajet Imeri, Mentor Hasani, Avdyl Gashi u avancuan n\u00eb profesor-asistent\u00eb, kurse kandidatja Natyra Agani u riem\u00ebrua n\u00eb asistente n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb UP-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 16.08.2024, KALLXO.com<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/konflikt-interesi-kerkohet-rishqyrtimi-i-emerimit-te-profesoreve-ne-fakultetin-filozofik\/\"> publikoi hulumtimin<\/a> se k\u00ebta tre kandidat\u00eb \u2013 Dorajet Imeri, Mentor Hasani e Avdyl Gashi mund ta shihnin anulimin e titullit profesor-asistent n\u00eb Fakultetin Filozofik, nd\u00ebrsa Natyra Agani at\u00eb t\u00eb asistentes.<\/p>\n<p>Sipas hulumtimit, n\u00eb procedurat e rekrutimit t\u00eb konkursit t\u00eb majit t\u00eb vitit 2023, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Fakultetit Filozofik mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb vendimmarrje t\u00eb konkursit ku vet\u00eb ishin zgjedhur n\u00eb pozita akademike.<\/p>\n<p>Se ekziston konflikti i interesit n\u00eb konkursin e dat\u00ebs 31.05.2023 e kishte konstatuar p\u00ebrmes nj\u00eb opinioni Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit (APK) t\u00eb marr\u00eb m\u00eb 08.08.2024.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb procedurat e ndjekura tani, nuk \u00ebsht\u00eb ri-shkaktuar konflikt interesi&#8221; \u2013 ka th\u00ebn\u00eb rektori Hajrullahu, m\u00eb 29.01.2025.<\/p>\n<p>Rektori Hajrullahu ka treguar se p\u00ebr disa nga propozimet e Fakultetit Filozofik ka pasur ankesa n\u00eb Komisionin e ankesave dhe pasi ky Komision ka vendosur, e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb raportin e tyre t\u00eb Komisioni K\u00ebshill-dh\u00ebn\u00ebs i rektorit.<\/p>\n<p>Sipas Hajrullahut, prorektori p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnie n\u00eb UP, Naim Jerliu \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i Komisionit K\u00ebshill-dh\u00ebn\u00ebs dhe gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb Senatit m\u00eb 29.01.2025 e ka ftuar q\u00eb t&#8217;i prezantoj\u00eb gjetjet e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr pozit\u00ebn num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023, prorektori Jerliu ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb dy kandidat\u00eb. Prej tyre, K\u00ebshilli i Fakultetit Filozofik n\u00eb UP ka propozuar kandidaten Natyra Agani p\u00ebr riem\u00ebrim n\u00eb pozit\u00ebn e asistentes.<\/p>\n<p>Hajrullahu e ka hedhur n\u00eb votim n\u00eb Senat riem\u00ebrimin e Natyra Aganit n\u00eb asistente dhe m\u00eb pas ka konstatuar se pozita num\u00ebr nj\u00eb e konkursit \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00ebz\u00ebri, pasi nuk kishte vota kund\u00ebr e as abstenim.<\/p>\n<p>P\u00ebr pozit\u00ebn num\u00ebr kat\u00ebr t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023, prorektori Jerliu ka njoftuar se kan\u00eb aplikuar dy kandidat\u00eb dhe i propozuari nga K\u00ebshilli i Fakultetit Filozofik \u00ebsht\u00eb Mentor Hasani n\u00eb pozit\u00ebn profesor asistent\u00eb. Edhe Hasani \u00ebsht\u00eb votuar nj\u00ebz\u00ebri nga senator\u00ebt.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr pozit\u00ebn num\u00ebr 7 t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023, Jerliu ka th\u00ebn\u00eb se ka pasur gjasht\u00eb kandidat\u00eb q\u00eb kan\u00eb aplikuar. Megjith\u00ebse nuk e p\u00ebrmend\u00ebn emrin e kandidatit t\u00eb propozuar nga K\u00ebshilli i Fakultetit Filozofik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, sipas informacioneve t\u00eb KALLXO.com, ky kandidat \u00ebsht\u00eb Dorajet Imeri.<\/p>\n<p>Sipas Jerliut, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nga Komisioni K\u00ebshill-dh\u00ebn\u00ebs i rektorit se ka nevoj\u00eb p\u00ebr kompletim t\u00eb raportit, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr respektim t\u00eb rregullores p\u00ebr avancim, zgjedhje t\u00eb dat\u00ebs 27.04.2022.<\/p>\n<p>&#8220;Propozimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, pozit\u00eb t\u00eb konkursit, vler\u00ebsimi t\u00eb kthehet n\u00eb rishqyrtim n\u00eb K\u00ebshillin e Fakultetit (Filozofik)&#8221; &#8211; ka th\u00ebn\u00eb Jerliu.<\/p>\n<p>Pasi ka th\u00ebn\u00eb se trupa K\u00ebshill-dh\u00ebn\u00ebse e tij i ka analizuar rastet mir\u00eb dhe ka v\u00ebrejtur se Komisioni recensues nuk ka vepruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullores p\u00ebr em\u00ebrime, avancime n\u00eb fuqi me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb realizuar konkursi, Hajrullahu ka hapur debatin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pozita num\u00ebr 7 e konkursit i ka p\u00ebrplasur rektorin Hajrullahu dhe dekanin e Fakultetit Filozofik n\u00eb UP, Bekim Baliqi.<\/p>\n<p>Dekani Baliqi nuk e pa t\u00eb arsyeshme q\u00eb pozita num\u00ebr 7 e konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023 t\u00eb kthehet p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb fakultetin q\u00eb ai udh\u00ebheq. Ky \u00ebsht\u00eb rishqyrtimi i dyt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Dy her\u00eb ka kaluar n\u00eb Komision t\u00eb ankesave, dy her\u00eb jan\u00eb refuzuar ankesat e kund\u00ebr kandidat\u00ebve edhe nuk ka kurrfar\u00eb arsye pasi q\u00eb dy her\u00eb raporti \u00ebsht\u00eb aprovu nga K\u00ebshilli i Fakultetit, gjithashtu edhe nuk \u00ebsht\u00eb pa asnj\u00eb shkelje edhe prej Komisionit vler\u00ebsues&#8221; &#8211; ka arsyetuar mendimin e tij Baliqi.<\/p>\n<p>Sipas Baliqit, n\u00ebse kthehet p\u00ebr rishqyrtim pozita num\u00ebr 7 e konkursit n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Fakultetit Filozofik, Senati e zhvler\u00ebson pun\u00ebn dhe mandatin e komisioneve vler\u00ebsuese.<\/p>\n<p>&#8220;Ne nuk po e mbrojm\u00eb Komisionin (vler\u00ebsues), ne faktikisht po e qesim Komisionin para nj\u00eb gjyqi. Pra, n\u00ebse ju nuk i besoni Komisionit vler\u00ebsues, n\u00ebse ju nuk i besoni K\u00ebshillit t\u00eb Fakultetit (Filozofik), at\u00ebher\u00eb pse pra po e diskutojm\u00eb. Un\u00eb po mendoj q\u00eb rasti sikur rastet tjera \u00ebsht\u00eb shtjerr \u00e7do gj\u00eb dhe shpresoj q\u00eb do ta p\u00ebrballoni sikur rastet tjera edhe k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr shkak se jemi lodh\u00eb edhe diqysh krejt energjia po na shkon ve\u00e7 t&#8217;u u marr\u00eb me ankesa&#8221; &#8211; tha Baliqi.<\/p>\n<p>Hajrullahu ia ka dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn prorektorit Jerliu, i cili ka shpjeguar se n\u00eb raportin e Komisionit vler\u00ebsues nuk \u00ebsht\u00eb aplikuar vler\u00ebsimi kuantitativ i aktiviteteve t\u00eb kandidat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt em\u00ebrohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb thirrjen profesor asistent\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Pik\u00ebt e kandidatit t\u00eb propozuar, atij ju kan\u00eb shtu dy pik\u00eb, d.m.th n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloren. Dhe te kategoria e-pjes\u00ebmarrja n\u00eb konferenca shkencore, numri maksimal i pik\u00ebve, i cili qart\u00eb me rregulloren e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb 5 pik\u00eb, kandidatit t\u00eb propozuar i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 7 pik\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb t\u00eb konsiderohet q\u00eb ky vler\u00ebsim duhet t\u00eb kthehet n\u00eb rishqyrtim&#8221; &#8211; ka shtuar Jerliu.<\/p>\n<p>Hajrullahu i ka garantuar senator\u00ebt, se edhe pse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Fakultetin prej nga vjen ai, megjithat\u00eb, \u00e7do vendim sikur p\u00ebr gjitha rastet tjera duhet t\u00eb jet\u00eb i bazuar n\u00eb dy parime t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb panegociueshme \u2013 n\u00eb ligjshm\u00ebri dhe meritokraci.<\/p>\n<p>Hajrullahu ka treguar se senatori i Fakultetit Filozofik, Sejdi Rexhepi ka rastis\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb kryetar i Komisionit vler\u00ebsues, kurse dekani Baliqi t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebtij Komisioni.<\/p>\n<p>&#8220;Kandidati q\u00eb ne e kemi propozuar i ka plot\u00ebsuar kushtet t\u00eb cilat n\u00eb koh\u00ebn e Statutit paraprak dhe rregullores p\u00ebr avancime, i ka plot\u00ebsuar kushtet e nevojshme p\u00ebr avancim&#8221; &#8211; ka th\u00ebn\u00eb Rexhepi.<\/p>\n<p>Rexhepi ka vazhduar duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb d\u00ebrguar edhe n\u00eb hetuesi p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Pastaj, ka ndodhur p\u00ebrplasja mes Hajrullahut e Baliqit, pasi Hajrullahu ka p\u00ebrmendur numrin e publikimeve shkencore t\u00eb kund\u00ebrkandidatit p\u00ebr pozit\u00ebn num\u00ebr 7 t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023, i cili \u00ebsht\u00eb Artan Mustafa.<\/p>\n<p>&#8220;I vet\u00ebm kund\u00ebrkandidati i jasht\u00ebm (Artan Mustafa) ka t\u00eb arritura shkencore m\u00eb shum\u00eb se kandidati i propozuar (Dorajet Imeri) edhe Komisioni i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryetari i Komisionit, profesori Sejdi Rexhepi, an\u00ebtari i Komisionit, profesori Bekim Baliqi edhe an\u00ebtarja e Komisionit Jehona Lushaku-Sadriu, k\u00ebta t\u00eb kat\u00ebrtit bashk\u00eb n\u00eb podium dora-doraz n\u00eb aspektin shkencor, nuk munden me ia mujt as n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kuantitative me Web of Science me Scopus e as n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kualitative&#8221; &#8211; ka th\u00ebn\u00eb Hajrullahu.<\/p>\n<p>Baliqi i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur menj\u00ebher\u00eb Hajrullahut, teksa vler\u00ebsoi se kjo \u00e7\u00ebshtje kaloi \u201cn\u00eb personale\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka ma shum\u00eb, mundemi me hi n\u00eb Google Scholar, Scopus kudo k\u00ebqyr, lirisht. E dyta, shumica, absolut e publikimeve q\u00eb munden me ba, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p.sh Politika Sociale, tjetra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Politika Sociale, d.m.th \u00ebsht\u00eb fush\u00ebs pun\u00ebs sociale&#8221; \u2013 ka th\u00ebn\u00eb Baliqi.<\/p>\n<p>Baliqi m\u00eb pas i \u00ebsht\u00eb drejtuar Hajrullahut se po e mbron kandidatin e jo institucionin, por Hajrullahu ia ka mohuar menj\u00ebher\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se po e mbron institucionin.<\/p>\n<p>&#8220;Me k\u00ebto shpifje na ka \u00e7u n\u00eb Gjykat\u00eb neve, na t&#8217;u e mbrojt\u00eb institucionin, nd\u00ebrsa ju po e shtini nj\u00eb komision, ma shum\u00eb po i besoni nj\u00eb kandidati i cili po shpif\u00eb, sesa institucionit. Merrni faktet k\u00ebqyrni, hini n\u00eb Google Scholar, k\u00ebqyrni sa i ka Bekim Baliqi, sa i ka Artan Mustafa&#8221; &#8211; ka shtuar Baliqi.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb shterur debati nga senator\u00ebt, Hajrullahu e ka p\u00ebrs\u00ebritur votimin p\u00ebr propozimin e Komisionit K\u00ebshill-dh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tij q\u00eb pozita 7 e konkursit t\u00eb kthehet n\u00eb rishqyrtim n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Fakultetit Filozofik.<\/p>\n<p>N\u00eb votimin e par\u00eb, nga 30 senator\u00eb prezent, kan\u00eb votuar 14 p\u00ebr, 6 kund\u00ebr dhe 3 abstenuan. Pasi u konstatua se nuk votuan t\u00eb gjith\u00eb senator\u00ebt, u vendos q\u00eb votimi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>N\u00eb votimin e p\u00ebrs\u00ebritur, Hajrullahu tha se ky votim p\u00ebr Baliqin e Rexhepin lehtas mund t\u00eb interpretohet n\u00eb konflikt interesi pasi kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Komisionit vler\u00ebsues n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Para p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb votimit p\u00ebr propozimin p\u00ebr pozit\u00ebn num\u00ebr 7 t\u00eb konkursit, Baliqi e Rexhepi kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb sall\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb mbajtur mbledhja e Senatit n\u00eb Rektorat.<\/p>\n<p>N\u00eb votimin e p\u00ebrs\u00ebritur, 23 senator\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr, 6 kund\u00ebr e nj\u00eb senator ka abstenuar. Me k\u00ebt\u00eb rast, Hajrullahu ka konstatuar se pozita num\u00ebr 7 e konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023 rikthehet n\u00eb Fakultetin Filozofik p\u00ebr rishqyrtim.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr pozit\u00ebn num\u00ebr 9 t\u00eb konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb aplikuar dy kandidat\u00eb, nga K\u00ebshilli i Fakultetit Filozofik dhe Komisioni K\u00ebshill-dh\u00ebn\u00ebs i rektorit kandidati Avdyl Gashi \u00ebsht\u00eb propozuar t\u00eb zgjedhet profesor asistent\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Konstatoj q\u00eb u miratu zgjedhja e kolegut Avdyl Gashi p\u00ebr profesor asistent nj\u00ebz\u00ebri&#8221; &#8211; ka th\u00ebn\u00eb Hajrullahu, pasi \u00ebsht\u00eb votuar nga senator\u00ebt.<\/p>\n<p>Masat e rekomanduara nga rektori Hajrullahu p\u00ebr konkursin e dat\u00ebs 31.05.2023, t\u00eb cilat i votoi Senati i UP-s\u00eb m\u00eb 27.11.2024 ishin:<\/p>\n<ol>\n<li><em>Shfuqizimi i vendimeve ekzistuese<\/em><\/li>\n<li><em>Kthimi i rasteve n\u00eb rishqyrtim. Proceset p\u00ebr secilin kandidat\u00eb duhet t\u00eb rifillojn\u00eb nga faza e p\u00ebrcaktuar nga APK, duke eliminuar ndikimet e individ\u00ebve n\u00eb konflikt interesi.<\/em><\/li>\n<li><em>Raportimi dhe monitorimi i procesit \u2013 Fakulteti Filozofik t\u00eb raportoj p\u00ebr procesin e rifilluar brenda afatit t\u00eb caktuar dhe UP ta informoj\u00eb APK-n\u00eb p\u00ebr masat e nd\u00ebrmarra dhe progresin e procesit.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Dorajet Imeri, Mentor Hasani, Avdyl Gashi dhe Natyra Agani, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt APK k\u00ebrkoi rishqyrtim t\u00eb vendimit p\u00ebr avancim dhe riem\u00ebrim kishin qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Fakultetit Filozofik. Por t\u00eb nj\u00ebjtit po ashtu kan\u00eb qen\u00eb kandidat\u00eb n\u00eb konkursin e dat\u00ebs 31.05.2023.<\/p>\n<p>Imeri, Hasani, Avdyli dhe Agani, sipas opinionit t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votimin e raporteve t\u00eb Komisioneve vler\u00ebsuese gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Fakultetit Filozofik t\u00eb dat\u00ebs 27.06.2023. Ata po ashtu kishin qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb dy mbledhje t\u00eb tjera relevante t\u00eb K\u00ebshillit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces em\u00ebrimi.<\/p>\n<p>Komisionet vler\u00ebsuese n\u00eb Fakultetin Filozofik kishin propozuar p\u00ebr em\u00ebrim Dorajet Imerin si profesor-asistent p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt: Shkrim akademik dhe mendim kritik, Metodat kualitative dhe kuantitative n\u00eb shkencat politike, Globalizimi dhe integrimet rajonale, Modelet e demokracis\u00eb, Administrat\u00eb Publike krahasuese, Qeverisja elektronike.<\/p>\n<p>Mentor Hasani ishte propozuar si profesor-asistent p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt: Histori bot\u00ebrore moderne I, Histori bot\u00ebrore moderne II, Histori ekonomike e Ballkanit XIX-XX dhe Shqiptar\u00ebt n\u00ebn administrimin e perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Avdyl Gashi ishte propozuar si profesor-asistent p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt: Hyrje n\u00eb sociologji, Shkrim akademik, Puna sociale me familje dhe Puna vullnetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Natyra Agani ishte propozuar p\u00ebr riem\u00ebrim n\u00eb titullin Asistente p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt: Psikologji zhvillimore I, \u00c7rregullime psikologjike tek f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt, Psikologji zhvillimore II, Interenimet kognitive bihejviorale, Psikologji klinike, Intervenimet n\u00eb komunitet, Parimet e psikoterapis\u00eb dhe k\u00ebshillim me f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas opinionit t\u00eb APK-s\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 08.08.2024, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Fakultetit Filozofik nuk kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb vendimmarrje, diskutim dhe votim lidhur me procesin e avancimit dhe riem\u00ebrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>KALLXO.com kishte kontaktuar n\u00eb gusht 2024 secilin prej emrave t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb opinionin e Agjencis\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit. Avdyl Gashi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb thirrjet telefonike t\u00eb redaksis\u00eb. Nd\u00ebrsa, Dorajet Imeri, Mentor Hasani dhe Natyra Agani kishin th\u00ebn\u00eb se ende nuk e kan\u00eb pranuar opinionin e APK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KALLXO.com, m\u00eb 15.04.2024, Prokuroria e Prishtin\u00ebs e kishte konfirmuar se ky rast \u00ebsht\u00eb duke u hetuar nga ta dhe Policia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rektori i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Arben Hajrullahu n\u00eb mbledhjen e Senatit t\u00eb UP-s\u00eb t\u00eb mbajtur m\u00eb 29.01.2025 njoftoi se Fakulteti Filozofik n\u00eb UP i ka ndjekur procedurat dhe i ka propozuar kandidat\u00ebt p\u00ebr kat\u00ebr pozitat sipas konkursit t\u00eb dat\u00ebs 31.05.2023. Senati i UP-s\u00eb n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 27.11.2024 i kishte votuar nj\u00ebz\u00ebri tri masa, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":15,"featured_media":3210656,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[309,4,11,534],"tags":[2872,2866,2873,2874,2875,2876,2877,2878,2879,2880,2881,2871,536],"class_list":["post-3210647","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-arsim","category-gjate","category-lajm","category-universitet","tag-apk","tag-arben-hajrullahu","tag-artan-mustafa","tag-avdyl-gashi","tag-bekim-baliqi","tag-dorajet-imeri","tag-fakulteti-filozofik-up","tag-konflikti-i-interesit","tag-mentor-hasani","tag-natyra-agani","tag-sejdi-rexhepi","tag-senati-i-up-se","tag-up"],"lang":"sq","translations":{"sq":3210647},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3210647"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210647\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3210647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3210647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3210647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}