{"id":3210779,"date":"2025-01-31T21:07:33","date_gmt":"2025-01-31T20:07:33","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3210779"},"modified":"2026-02-20T18:52:25","modified_gmt":"2026-02-20T18:52:25","slug":"perdorimi-i-inteligjences-artificiale-ne-shperndarjen-e-dezinformatave-ne-kohe-fushate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3210779","title":{"rendered":"P\u00ebrdorimi i inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb shp\u00ebrndarjen e dezinformatave n\u00eb koh\u00eb fushate"},"content":{"rendered":"<p>Materiale t\u00eb rreme q\u00eb lidhen me partit\u00eb, kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr dhe deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 09.02.2025 n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb shp\u00ebrnndar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale q\u00eb nga fillimi i fushat\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin dhe shp\u00ebrndarjen e dezinformatave, p\u00ebr dallim nga fushatat paraprake, tani po p\u00ebrdoret inteligjenca artificiale. Video e fotografi t\u00eb prodhuara nga inteligjenca artificiale jan\u00eb prodhuar dhe jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjete sociale, duke p\u00ebrfshir\u00eb Facebook-un dhe TikTok-un.<\/p>\n<p>M\u00eb 13.01.2025, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo\/?fbid=981559967362739&amp;set=a.218395190345891\">faqja n\u00eb Facebook PDK N\u00ebndega Fshati Oshlan<\/a> ka publikuar nj\u00eb fotografi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shihet kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, nj\u00ebherit kryeministrit aktual Albin Kurtit, i veshur si pelegrin.<\/p>\n<p>\u201cPo b\u00ebhem sikur po falna, vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019ua marr\u00eb votat atyre q\u00eb e quajn\u00eb veten mysliman\u00eb, pastaj e miratoj edhe ligjin p\u00ebr homoseksual\u00ebt\u201d- \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb fotografi.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkimit me makin\u00ebn e k\u00ebrkimit t\u00eb imazheve Pim Eyes, KALLXO.com kishte gjetur se fytyra e Kurtit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar k\u00ebt\u00eb fotografi.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebrkimit n\u00eb Google Lens, po ashtu KALLXO.com evidentoi se e nj\u00ebjta fotografi \u00ebsht\u00eb publikuar edhe n\u00eb disa faqe t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kishin treguar se fotografia \u00ebsht\u00eb prodhuar nga Inteligjenca Artificiale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, m\u00eb 05.01.2025, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo.php?fbid=622703460194400&amp;set=pb.100073642534771.-2207520000&amp;type=3\">nj\u00eb profil n\u00eb Facebook (arkiva)<\/a> ka publikuar disa fotografi t\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb fotografi pretendohet se Kryeministri ka veshur uniform\u00eb ushtarake. KALLXO.com, p\u00ebrmes aplikacionit p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fotografive Hive Moderation ka gjetur se imazhet, kan\u00eb mund\u00ebsi 99.9% se jan\u00eb prodhuar me Inteligjenc\u00eb Artificiale.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebrmes aplikacionit tjet\u00ebr PimEyes, KALLXO.com v\u00ebrtetoi se fytyra e Kurtit \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga fotografi tjera p\u00ebr t\u2019i prodhuar fotografit e publikuara.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 fotografive, p\u00ebrmes Inteligjenc\u00ebs Artificiale jan\u00eb duke u fabrikuar edhe video t\u00eb ndryshme, teksa politikan\u00ebve u m\u00ebvesh\u00ebt z\u00ebri i dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb 28.12.2024, <a href=\"https:\/\/video-lga3-2.xx.fbcdn.net\/o1\/v\/t2\/f2\/m69\/AQOP87JzLxigfNn5heCzAsVm6HkJ68pqN3oY0HyTE1mYDKu_Mm2cQfQxNEOvEzYrZLH85CsuiVk_9JSPON0dzaYo.mp4?strext=1&amp;_nc_cat=101&amp;_nc_sid=8bf8fe&amp;_nc_ht=video-lga3-2.xx.fbcdn.net&amp;_nc_ohc=UzjUfOBVPTYQ7kNvgGffOoZ&amp;efg=eyJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6Inhwdl9wcm9ncmVzc2l2ZS5GQUNFQk9PSy4uQzMuNzIwLnByb2dyZXNzaXZlX2gyNjQtYmFzaWMtZ2VuMl83MjBwIiwieHB2X2Fzc2V0X2lkIjoxMTM2MzI2Nzk4MjAyNjI1LCJ1cmxnZW5fc291cmNlIjoid3d3In0%3D&amp;ccb=9-4&amp;_nc_zt=28&amp;oh=00_AYC3iX5kdk7eK8oIvJ_XfXUazFvnaTBywj-UlPIhEX2SDw&amp;oe=6782D0E0\">nj\u00eb faqe n\u00eb Facebook (arkiva &amp; arkiva)<\/a> ka publikuar nj\u00eb video n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shihet kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe nj\u00ebherit kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Ramush Haradinaj. Faqja pretendon se Haradinaj thot\u00eb \u201cO Albin o djali jon\u00eb Vet\u00ebvendosja qysh po t\u00eb shkon\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb verifikuar k\u00ebt\u00eb video, KALLXO.com ka analizuar materialin dhe ka v\u00ebrejtur se z\u00ebri \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga nj\u00eb video me p\u00ebrmbajtje satirike nga grupi humoristik Stupcat, me em\u00ebr \u201c<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=g4koKr4MCtI\">Stupcat \u2013 G\u00ebzuar Pavar\u00ebsia 2006<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>KALLXO.com ka kontrolluar \u00a0v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e videos duke gjetur se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb fotografi e Ramush Haradinaj e publikuar fillimisht <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/world-europe-40237753\">n\u00eb BBC<\/a> n\u00eb autor\u00ebsin\u00eb e Reuters, e cila pas p\u00ebrdorimit t\u00eb AI \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb video material.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb internet, kjo fotografi \u00ebsht\u00eb realizuar m\u00eb 11.06.2017, derisa Haradinaj ishte duke votuar n\u00eb Zgjedhjet parlamentare t\u00eb mbajtura at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Video t\u00eb prodhuara nga inteligjenca artificiale jan\u00eb publikuar edhe n\u00eb TikTok, t\u00eb cilat mund t&#8217;i gjeni <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@joni.shala1\/video\/7454347342406290710?_r=1&amp;_t=ZM-8sljiKhNVhe\">K\u00cbTU<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@joni.shala1\/video\/7456126311921224982?_r=1&amp;_t=ZM-8snRRsx6SyE\">K\u00cbTU<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@joni.shala1\/video\/7461844256509005078?is_from_webapp=1&amp;sender_device=pc\">K\u00cbTU<\/a>.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb ndikimi i inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb fushat\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrdorim m\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb shp\u00ebrndarjen e dezinformatave gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate p\u00ebr zgjedhjet parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat mbahen m\u00eb 09.02.2025, ka v\u00ebrejtur edhe profesori i Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Alban Zeneli.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt sipas tij, mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar zhvillimi i fundit i teknologjis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i inteligjenc\u00ebs artificiale, p\u00ebr dallim nga fushatat e tjera \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh, ndoshta edhe p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimit t\u00eb fundit t\u00eb teknologjis\u00eb sa i p\u00ebrket formave q\u00eb lidhen me chatgpt dhe krijues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtjes me an\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale. K\u00ebto aplikacione t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale jan\u00eb duke u shfryt\u00ebzuar n\u00eb tri \u00e7\u00ebshtje: n\u00eb krijim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes, n\u00eb krijim dhe n\u00eb mir\u00ebmbajtje t\u00eb profileve t\u00eb cilat edhe fotografit\u00eb edhe videot edhe p\u00ebrmbajtjen tekstuale e kan\u00eb t\u00eb gjeneruar me inteligjenc\u00eb artificiale\u201d \u2013 tha Zeneli.<\/p>\n<p>Sipas profesorit universitar, inteligjenca artificiale po p\u00ebrdoret nga secila parti politike, me q\u00ebllim q\u00eb mesazhi i tyre politik t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb mas\u00eb. Ai shtoi se ky fenomen ka ndikim negativ, pasi q\u00eb mesazhi q\u00eb shp\u00ebrndahet p\u00ebrmes inteligjenc\u00ebs artificiale \u00ebsht\u00eb i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu nuk b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim asnj\u00ebra nga partit\u00eb politike. N\u00eb observimin qe e kam b\u00ebr\u00eb deri tani secila parti politike ose mb\u00ebshtet\u00ebs virtual t\u00eb krijuar me inteligjenc\u00eb artificiale jan\u00eb profile t\u00eb ndryshme n\u00eb media sociale, n\u00eb Tiktok e Facebook kryesisht me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave shp\u00ebrndahen mesazhet politike t\u00eb qytetar\u00ebt&#8221; &#8211; shtoi mes tjerash Zeneli.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky fenomen ka ndikim negativ sepse krijon p\u00ebrshtypje e rreme q\u00eb nj\u00eb kandidat ose nj\u00eb parti politike \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkrahur nga nj\u00eb mas\u00eb n\u00eb media sociale.<\/p>\n<p>&#8220;Po n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto profile q\u00eb i diskutuam jan\u00eb t\u00eb krijuara me inteligjenc\u00eb artificiale\u201d \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>Duke e quajtur risi teknologjike q\u00eb ka prekur shumic\u00ebn e fushave, sidomos ato q\u00eb nd\u00ebrlidhen me komunikimin online dhe platformat online, profesori universitar Muhamet Jahiri, p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore e konsideron t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Jahiri, nj\u00ebherit shefi i Departamentit t\u00eb Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb dashur krijimi i nj\u00eb mekanizmi ligjor p\u00ebr rregullimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfshirja e k\u00ebsaj inteligjence n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e rrezikshme, jo etike dhe manipulative. Institucionet gjegj\u00ebse \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb q\u00eb para ciklit zgjedhor t&#8217;i paraprijn\u00eb me mekanizma ligjor rregullimit mbi p\u00ebrdorimin e saj n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh, ngjash\u00ebm si\u00e7 kan\u00eb vepruar vendet per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ShBA&#8217;t\u00eb. P\u00ebrdorimi i AI-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb gjykimin kritik dhe nivelin e arsimit e ka shum\u00eb prapa vendeve t\u00eb zhvilluara, k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb serioze&#8221; &#8211; tha Jahiri.<\/p>\n<p>Ai theksoi se dezinformimi p\u00ebrmes AI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u luftuar dhe evidentuar dhe mbi t\u00eb gjitha e pa diktuar prej shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo po p\u00ebrdoret jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb nga ato grupet parapolitike q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb jan\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb denigruar kund\u00ebrshtar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr qytetar\u00ebt e pavendosur e leht\u00eb t\u00eb arritsh\u00ebm, por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar terren politik n\u00eb zgjedhje\u201d- tha Jahiri.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i shp\u00ebrndarjes s\u00eb dezinformatave p\u00ebrmes inteligjenc\u00ebs artificiale sipas profesorit Jahirit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi n\u00eb rezultat t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet tek votuesit q\u00eb jan\u00eb preh e k\u00ebtyre p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebshtir\u00eb se mund ta dekonstruktojn\u00eb mesazhin e tyre, t\u00eb prekin an\u00ebn emocionale t\u00eb tyre, dhe t&#8217;i zhvendosin ata nga problemet reale t\u00eb tyre, duke iu krijuar p\u00ebrmes AI-s\u00eb mite t\u00eb rrejshme, zgjedhje t\u00eb problemeve, dezinformim p\u00ebrmes kontekstit t\u00eb rrem\u00eb dhe formave t\u00eb tjera manipulative. Q\u00ebllimi kryesor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi n\u00eb rezultat t\u00eb zgjedhjeve, propaganda q\u00eb ata jan\u00eb zgjedhja e vetme m\u00eb e mira, denigrimi kund\u00ebrshtar\u00ebve politik, denigrimi e gazetar\u00ebve dhe opinionb\u00ebr\u00ebsve duke u shitur se k\u00ebta jan\u00eb viktima t\u00eb nj\u00eb fushate nga ta, por edhe p\u00ebr t&#8217;i zhvendosur nga problemet reale si\u00e7 jan\u00eb mos realizimi i shum\u00eb projekteve, inflacioni enorm me te cil\u00ebn ballafaqohen qytetar\u00ebt, por, edhe fakti se shumica absolute e subjekteve e sidomos subjektit kryesor n\u00eb munges\u00eb t\u00eb prezantimit t\u00eb nj\u00eb programi kat\u00ebr vje\u00e7ar t\u00eb qeverisjes.\u201d- theksoi profesori universitar, Muahmet Jahiri.<\/p>\n<p>Asistent\u00ebt virtual\u00eb t\u00eb krijuar nga inteligjenca artificiale\u00a0jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb avancuar dhe p\u00ebrdoren n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, si sh\u00ebrbimi ndaj klientit, mjek\u00ebsia, gazetaria dhe edukimi. Disa nga asistent\u00ebt virtual\u00eb q\u00eb jan\u00eb zhvilluar dhe po p\u00ebrdoren s\u00eb fundmi jan\u00eb ChatGPT (OpenAI); Bard (Google, tani Gemini); Claude (Anthropic); Llama (Meta) dhe DeepSeek i zhvilluar nga kompania kineze DeepSeek AI.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Fushata p\u0451r Zgjedhjet parlamentare n\u0451 Kosov\u0451 ka filluar zyrtarisht m\u0451 11.01.2025. P\u00ebr nj\u0451 muaj, partit\u00eb politike pritet t\u00eb mbajn\u00eb tubime elektorale me qytetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb fituar besimin e tyre n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Zgjedhjet parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 09.02.2025.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr k\u00ebto Zgjedhje jan\u00eb certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas Ligjit, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore subjektet politike kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 t\u00eb organizojn\u00eb dhe t\u00eb mbajn\u00eb tubime\/ngjarje politike, tryeza t\u00eb rrumbullak\u00ebta, konferenca p\u00ebr shtyp, fjalime, ose ndonj\u00eb aktivitet tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm, p\u00ebrmes s\u00eb cilave ata mund t\u2019i shprehin lirisht mendimet e tyre<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0\u2013 me q\u00ebllim t\u00eb fitimit t\u00eb p\u00ebrkrahjes nga votuesit e tyre;\u2013 t\u00eb publikojn\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb afishe, reklama dhe material tjet\u00ebr lidhur me nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore; t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb p\u00ebrmes cilitdo operator televiziv, t\u00eb radios apo kabllor, gjithashtu edhe p\u00ebrmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose \u00e7do lloj mjeti tjet\u00ebr reklamues<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0\u2013 n\u00eb pajtim me rregullat e KQZ-s\u00eb dhe ligjet e tjera n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb Zgjedhjet e para t\u00eb rregullta q\u00eb Kosova mban q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 2008.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Materiale t\u00eb rreme q\u00eb lidhen me partit\u00eb, kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr dhe deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 09.02.2025 n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb shp\u00ebrnndar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale q\u00eb nga fillimi i fushat\u00ebs elektorale. P\u00ebr krijimin dhe shp\u00ebrndarjen e dezinformatave, p\u00ebr dallim nga fushatat paraprake, tani po p\u00ebrdoret inteligjenca artificiale. Video e fotografi t\u00eb prodhuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":20,"featured_media":3210874,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[511,4],"tags":[143,2882,2883,144,69,1102,2884,2676,2885,169],"class_list":["post-3210779","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","category-gjate","tag-ai","tag-alban-zeneli","tag-albin-kurt","tag-chat-gpt","tag-dezinformata","tag-fushata","tag-intelegjenca-arfiticiale","tag-lajmet-e-rreme","tag-muhamet-jahiri","tag-ramush-haradinaj"],"lang":"sq","translations":{"sq":3210779,"en":3211148,"sr":3211149},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/20"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3210779"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210779\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3211147,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210779\/revisions\/3211147"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3210779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3210779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3210779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}