{"id":3210912,"date":"2025-01-31T19:38:49","date_gmt":"2025-01-31T18:38:49","guid":{"rendered":"https:\/\/kallxo.com\/?p=3210912"},"modified":"2025-01-31T19:38:49","modified_gmt":"2025-01-31T18:38:49","slug":"deshmojne-dy-persona-ne-gjykimin-per-shperthimin-tek-zyrat-e-kkz-ne-mitrovice-te-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/?p=3210912","title":{"rendered":"D\u00ebshmojn\u00eb dy persona n\u00eb gjykimin p\u00ebr shp\u00ebrthimin tek zyrat e KKZ-n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj kat\u00ebr akuzuarve Millun Millenkoviq, i njohur si \u201cLlune\u201d dhe ish-polic\u00ebve Aleksand\u00ebr Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 31.01.2025, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs d\u00ebshmin\u00eb para trupit gjykues e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt Marko Milliq dhe Bratisllav Periq.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr t\u00eb pandehurit po akuzohen p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/zyra-e-kkz-se-ne-mitrovicen-veriore-ende-jashte-funksionit-video\/\">sulmin me granata n\u00eb Zyrat e KKZ-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut <\/a>, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Marko Miliq deklaroi se punon q\u00eb nga viti 2010 n\u00eb Fondin Pensional.<\/p>\n<p>Lidhur me dat\u00ebn kritike d\u00ebshmitari Milliq tha se ka qen\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe pasi di\u00e7ka kishte shp\u00ebrthyer ai dhe pun\u00ebtor\u00ebt e tjer\u00eb kishin dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shikuar.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Milliq tha se gjat\u00eb q\u00ebndrimit p\u00ebr 5 minuta jasht\u00eb, ai e kishte takuar t\u00eb akuzuarin Aleksand\u00ebr Vllaiq t\u00eb cilin e kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb iu kam th\u00ebn\u00eb se kam qen\u00eb n\u00eb zyre kur ka ndodh\u00eb ky eksplodim t\u00eb gjith\u00eb kemi zbritur posht\u00eb, Aleksand\u00ebr Vllaiq ka kaluar aty, jemi p\u00ebrsh\u00ebndetur, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb te mjeshtri, pastaj m\u00eb ka thirre drejtori, kemi hyp n\u00eb vetur\u00eb dhe kemi shkuar n\u00eb qytet\u201d- tha d\u00ebshmitari Milliq.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen\u00a0e prokurorit Bekim Kodraliu lidhur me at\u00eb se zyra ku ai punon a funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di, ne jemi sipas sistemit serb. Nuk jemi sipas sistemit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d- u p\u00ebrgjigj d\u00ebshmitari Milliq.<\/p>\n<p>\u201cEksplodimi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs ka ndodh\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb ora 14:39 minuta. Ju punoni deri n\u00eb ora 14:30. Pse keni ndejtur pas or\u00ebs 14:30? &#8211; ishte pyetja e gjyqtarit Valon Kurtaj p\u00ebr d\u00ebshmitarin.<\/p>\n<p>\u201cKjo duhet t\u00eb verifikohet\u00a0at\u00eb dit\u00eb a kemi punuar m\u00eb gjat\u00eb. Aty kemi qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ndoshta kemi punuar edhe jasht\u00eb orarit por t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb aty\u201d-u p\u00ebrgjigj d\u00ebshmitari Milliq.<\/p>\n<p>Tutje, u d\u00ebgjua edhe d\u00ebshmitari Bratisllav Periq. I nj\u00ebjti deklaroi se punon n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e sh\u00ebndetit n\u00eb emergjenc\u00eb si shofer.<\/p>\n<p>P\u00ebr dat\u00ebn kritike me dat\u00eb 06.12.2022, d\u00ebshmitari Periq tha se kishte pasur dy dalje n\u00eb teren, nj\u00ebra n\u00eb ora 10:00 dhe tjetra n\u00eb ora 15:00.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Periq deklaroi se pag\u00ebn nga ku punon ai e merr nga Republika e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me vetur\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kishte dal\u00eb n\u00eb teren dit\u00ebn kritike, d\u00ebshmitari tha se ajo vetur\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb funksion dhe se nuk ishte i sigurt\u00eb se \u00e7far\u00eb tabela t\u00eb regjistrimit ka pasur vetura.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Periq lidhur me thirrjet tha se ishte njoftuar nga doktoresha e cila \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse e ekipit.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitari Periq p\u00ebr thirrjen n\u00eb ora 10:00 deklaroi se nuk i kujtohet se ku ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr pyetjen se nga kush i kishte pranuar thirrjen n\u00eb ora 15:00 p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb teren. D\u00ebshmitari Periq tha se nuk i kujtohet.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di nuk m\u00eb kujtohet. Un\u00eb jam vet\u00ebm shofer, vet\u00ebm vozis\u201d &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitari tha se kur kishin arritur te vendi i ngjarjes vet\u00ebm disa njer\u00ebz e kishin ngritur dor\u00ebn dhe ata ishin ndalur.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti tha se doktoresha kishte biseduar me k\u00ebta persona, dhe tha se personat t\u00eb cil\u00ebt kishin qen\u00eb n\u00eb turm\u00eb kishin qen\u00eb persona me maska.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs mbrojt\u00ebsit e dy t\u00eb akuzuarve Millun Millenkoviq dhe Aleksand\u00ebr Vllaiq, avokat\u00ebt Miodrag Berklaq dhe Millosh Deleviq kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se dy t\u00eb mbrojturit e tyre jan\u00eb ankuar p\u00ebr kushtet t\u00eb cilat i kan\u00eb pasur gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme duke th\u00ebn\u00eb se prej n\u00eb m\u00ebngjes jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Seancat e radh\u00ebs lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale jan\u00eb caktuar p\u00ebr n\u00eb muajin mars 2025.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje po gjykohet nga Valon Kurtaj (kryetar) dhe Violeta Namani-Hajra e Arben Hoti (an\u00ebtar\u00eb).<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/cfare-deklaruan-per-fajesine-llune-pantiq-dhe-te-akuzuarit-tjere-per-sulmin-ne-zyret-e-kkz-se\/\">Kujtojm\u00eb se t\u00eb akuzuarit Millun Millenkoviq, i njohur si \u201cLlune\u201d dhe ish-polic\u00ebt Aleksand\u00ebr Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq ishin deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/a><\/p>\n<p>KALLXO.com kishte siguruar\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/dosja-e-prokurorise-si-i-transportoi-llune-bombat-permes-ambulances-dhe-komunikimet-per-dardha\/\">Dosjen<\/a>\u00a0e Prokuroris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrshkruhen n\u00eb detaje veprimet e kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve n\u00eb dit\u00ebn kritike, si dhe komunikimet e tyre elektronike.<\/p>\n<p>\u201cPrej sot zyrtarisht un\u00eb jam Z\u00ebvend\u00ebskomandant i Brigad\u00ebs s\u00eb Veriut\u2026 Nuk ka tani mbrojtje civile, tani ka Brigad\u00eb t\u00eb Veriut.\u201d \u2013 ishte nj\u00eb prej mesazheve t\u00eb cilat n\u00eb Dosje thuhet se i jan\u00eb nxjerr\u00eb nga telefoni i t\u00eb akuzuarit Millun Millenkoviq.<\/p>\n<p>\u201cAty shkunden dardhat\u2026 t\u2019i gjuaj ndonj\u00eb moll\u00eb.\u201d \u2013 ishin mesazhet e k\u00ebmbyera n\u00eb mes t\u00eb Dejan Pantiqit dhe Miomir Vakiqit \u2013 sipas dosjes, duke aluduar p\u00ebr vendndodhjen e Policis\u00eb dhe hedhjen e mjeteve shp\u00ebrthyese.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit sulmin e kan\u00eb kryer me dy granata dore dhe dy shok-bomba. Shok-bombat kishin shp\u00ebrthyer, nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00eb granat\u00eb dore jo, k\u00ebshtu duke rrezikuar jet\u00ebn e zyrtar\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe polic\u00ebve.<\/p>\n<p>Granatat t\u00eb cilat \u2013 sipas Dosjes \u2013 i ka marr\u00eb i akuzuari \u201cLlune\u201d nga nj\u00eb ambulanc\u00eb me sinjale alarmuese.<\/p>\n<p>Ambulanca n\u00eb fjal\u00eb thuhet n\u00eb Dosje t\u00eb jet\u00eb par\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb minuta para ngjarjes kritike \u2013 duke shkuar me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe drejt vendit ku ndodhi sulmi. Kjo pamje \u00ebsht\u00eb kapur nga kamerat e siguris\u00eb s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Millenkoviqit n\u00eb Prokurori, n\u00eb ambulanc\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shok\u00ebt e tij t\u00eb cil\u00ebt ai i kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur, por nuk kishte marr\u00eb granata nga ta dhe n\u00eb vendin e ngjarjes kritike ishte afruar nga kureshtja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr provat e paraqitura n\u00eb Aktakuz\u00eb figuron edhe nj\u00eb postim i t\u00eb akuzuarit \u201cLlune\u201d \u2013 p\u00ebrmbajtjen e s\u00eb cilit Prokuroria e ka cil\u00ebsuar si inkriminuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse m\u00eb arrestojn\u00eb, gjuani n\u00eb drejtimin tim, gjuani n\u00eb vetur\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam edhe un\u00eb, \u00e7ojeni n\u00eb aj\u00ebr dhe n\u00eb rast se duhet edhe mua t\u00eb m\u00eb vritni. Vet\u00ebm mos i lejoni t\u00eb m\u00eb \u00e7ojn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb.\u201d \u2013 ishte p\u00ebrshkrimi i fotos s\u00eb postuar nga Millenkoviqi dy jav\u00eb para sulmit.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb Dosje thuhet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit k\u00ebto veprime i kan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akoma jan\u00eb t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>Fillimisht t\u00eb akuzuarit kishin thyer dritaret e Zyrave me gur\u00eb \u2013 duke mund\u00ebsuar k\u00ebshtu hedhjen e mjeteve shp\u00ebrthyese brenda n\u00eb Zyre.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, Dosja thot\u00eb se ka qen\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ndezjen e nj\u00eb zjarri p\u00ebrmes hedhjes s\u00eb nj\u00eb mollotovi.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo \u2013 sipas Dosjes \u2013 thuhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb popullat\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb strukturave politike e kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes pamund\u00ebsimit t\u00eb Zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se i akuzuari Millun Millenkoviq \u00ebsht\u00eb i dyshuar edhe p\u00ebr sulm ndaj KFOR-it dhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb trazirat e majit t\u00eb vitit 2023 n\u00eb veri t\u00eb vendit, p\u00ebr \u00e7ka edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/momenti-i-arrestimit-te-te-dyshuarit-per-sulmet-ndaj-kfor-it-ne-mitrovicen-e-veriut-foto\/\">ishte arrestuar n\u00eb qershor t\u00eb atij<\/a>\u00a0viti.<\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb p\u00ebrshkruan se Millenkoviqi i kishte rezistuar arrestimit, gj\u00eb e cila ka rezultuar me l\u00ebndime trupore te polic\u00ebt, si dhe vet\u00eb i akuzuari.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti gjat\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Prokurori ka mohuar se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sulmin ndaj Zyreve t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin po akuzohet.<\/p>\n<p>\u201cLlune\u201d p\u00ebr momentin ndodhet n\u00ebn mas\u00ebn e paraburgimit deri n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Dejan Pantiq \u00ebsht\u00eb i akuzuari tjet\u00ebr, i arrestuar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa p\u00ebrmes 30 mij\u00eb eurosh dor\u00ebzani ndodhet n\u00eb liri q\u00eb nga shtatori i vitit 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si \u201cLlune\u201d, edhe Pantiq n\u00eb Polici ka mohuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb sulmin terrorist q\u00eb i vihet n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ishte ballafaquar me mesazhet q\u00eb i jan\u00eb gjetur n\u00eb telefon, Pantiq kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cAty shkunden dardhat\u201d ka implikuar se Policia mund t\u00eb ken\u00eb pasur ftoht\u00eb. Nd\u00ebrsa, shtoi se nuk e di se \u00e7far\u00eb ka dashur t\u00eb thot\u00eb i akuzuari Vakiq, me mesazhin \u201cHidhjani nga nj\u00eb moll\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Miomir Vakiq gjat\u00eb deklarat\u00ebs n\u00eb Polici po ashtu kishte mohuar veprimet inkriminuese, t\u00eb cilat r\u00ebndojn\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e mesazheve telefonike, Vakiq kishte deklaruar se nuk ka pasur q\u00ebllime keqdash\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe i akuzuari Aleksand\u00ebr Vllajiq kishte mohuar akuzat. Ai ka mohuar po ashtu edhe t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Organizatave \u201cMbrojtja Civile\u201d dhe \u201cBrigada e Veriut\u201d, t\u00eb cilat jan\u00eb shpallur Organizata terroriste nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj kat\u00ebr akuzuarve Millun Millenkoviq, i njohur si \u201cLlune\u201d dhe ish-polic\u00ebve Aleksand\u00ebr Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 31.01.2025, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs d\u00ebshmin\u00eb para trupit gjykues e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt Marko Milliq dhe Bratisllav Periq. Kat\u00ebr t\u00eb pandehurit po akuzohen p\u00ebr\u00a0sulmin me granata n\u00eb Zyrat e KKZ-s\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":26,"featured_media":3210910,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[272,11,228],"tags":[2769,1628,2770,2771,2906,2774,2907,969,1350],"class_list":["post-3210912","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjykata","category-lajm","category-ligji","tag-aleksander-vlaiq","tag-arben-hoti","tag-bekim-kodraliu","tag-dejan-pantiq","tag-millun-milenkoviq","tag-miomir-vakiq","tag-sulmi-ne-zyret-e-kkz-se","tag-valon-kurtaj","tag-violeta-namani-hajra"],"lang":"sq","translations":{"sq":3210912},"pll_sync_post":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/26"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3210912"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3210912\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3210912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3210912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.drakonispahiu.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3210912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}