Etiketë: pdk

  • Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit: PDK thotë se s’do të përzihet në këtë çështje, nëse vjen në pushtet

    Në emisionin “Debat Përnime”, kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë.

    Përparim Gruda ka deklaruar se asnjë ligj nuk i jep asnjë rol Qeverisë në përzgjedhjen e Kryeprokurorit.

    Ndikimi i Qeverisë në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, sipas tij, nuk duhet të ndodhë, pavarësisht se kush e fiton pushtetin.

    Ai është i sigurt se nëse Bedri Hamza bëhet Kryeministër, Qeveria nuk do të ketë asnjë rol në këtë përzgjedhje.

    Gruda thotë se nëse kanë mundësi do të bëjnë edhe intervenim në ndryshimin e ligjit.

    Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë është me ushtrues detyre që nga prilli i vitit 2020, meqë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn në këtë pozitë.

    “Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 09 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    “Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.  

    Për më shumë, lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/premtimet-e-pdk-se-per-reforma-ne-drejtesi-dhe-per-investime-ne-rajonin-e-prishtines/

  • PDK e parasheh themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Programin e saj zgjedhor në fushën e Drejtësisë ka paraparë edhe themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Kandidati për deputet nga kjo parti, Përparim Gruda tha në “Debat Përnime” se me ardhjen e PDK-së në pushtet do të themelohet një mekanizëm përbrenda Sistemit Prokurorial, që do të merret me konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    “Ne jemi për konfiskimin e pasurisë. Do të formojmë jo Qendrën Hetimore, por Byronë Kombëtare të Hetimit. Ky mekanizëm do të vendoset brenda Sistemit Prokurorial.” – ka deklaruar Gruda.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Përparim Gruda. Foto: Naser Fejza/KALLXO.com

    Ai foli edhe për propozimin e Qeverisë aktuale për këtë çështje, duke e cilësuar si të gabuar.

    “Aktualisht është menduar si mekanizëm administrativ që varet prej shumicës parlamentare. Kjo është katastrofë dhe nuk mundet me ndodhë kurrë. Ne duhet ta vendosim brenda organit prokurorial. Kjo siguron që i emëruari nuk është i emëruar i Qeverisë, por i Sistemit të Drejtësisë.” – ka shpjeguar Gruda.

    Kandidati tjetër për deputet nga PDK-ja, Betim Gjoshi tha se Qeveria aktuale ka pasur kohën e mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë, mirëpo ka zgjedhur të mos e bëjë.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi. Foto: Naser Fejza/KALLXO.com

    Madje, ai foli edhe për disa raste të zyrtarëve të kësaj Qeverie, ku nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm nga pushteti.

    “Ka pasë kohë të mjaftueshme nëse ka dashtë me i shti hajnat në burg. Na e kemi parë Nagip Krasniqin i cili akuzohet për dhjetëra milionë euro. Na e kemi një ambasador që Presidentes i vjen marre me dal në foto me të, i cili ka heq pare me thes prej bankave pa asnjë punëtor për tregti të GEN-it serb.” – tha Gjoshi

    “Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 09 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    “Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”. 

    Për më shumë, lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/premtimet-e-pdk-se-per-reforma-ne-drejtesi-dhe-per-investime-ne-rajonin-e-prishtines/

  • Gruda (PDK): Procesin e Vetting-ut do ta përmbyllim brenda katër vjetësh

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet do ta përmbyllin çështjen e Vetting-ut brenda mandatit katërvjeçar.

    “Ligjin për Vetting-un mund ta bëjmë në vitin e parë, ndërsa Vetting-un komplet e bëjmë për katër vjet.” – u zotua ai në “Debat Përnime”, më 13.01.2025.

    Lidhur më këtë proces, Gruda foli edhe për mënyrën se si mund t’i bindin dy të tretat e Kuvendit për t’i miratuar ndryshimet e duhura kushtetuese. “Një Qeveri në krye me Bedri Hamzën”, sipas tij, mund ta bëjë këtë gjë “me mençuri”.

    “Në këtë vend janë bërë ndryshime kushtetuese. E, qysh janë bërë këto? Me politikan të ndërgjegjshëm dhe një Kryeministër si Bedri Hamza mundet me siguru shumicën e nevojshme me e realizu këtë proces.” – u përgjigj Gruda.

    Ndër të tjera, ai tha se PDK-ja parasheh që Vetting-u të bëhet pas diskutimeve me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial – duke i marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe duke bashkëpunuar me miqtë ndërkombëtarë.

    Ndërsa, kandidati tjetër, Betim Gjoshi, hodhi kritika në adresë të Qeverisë Kurti, përkitazi me këtë çështje.

    “Ia kemi ofru votat blanko për Vetting, i kemi dhënë këshillën e ndihmesën tonë, por ata nuk kanë qenë në gjendje që ta bëjnë një ligj.” – ka deklaruar Gjoshi.