Etiketë: dhunë në familje

  • Sulmoi babain, policia arreston një person në Klinë

    Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Klinë më 18.01.2025 ndërsa një person është arrestuar.

    Policia njoftoi se një djalë u arrestua nën dyshimin se rrahu babain e tij.

    Viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

    I dyshuari pas intervistimit nga ana e hetuesit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Raportohen tre raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 24 raste të dhunës në familje. Dy raste janë raportuar në Gjakovë dhe një rast tjetër në Mitrovicë.

    Në Gjakovë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Në një rast tjetër po ashtu në Gjakovë, është arrestuar një person, pasi që ka sulmuar fizikisht një grua me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa në një rast në Mitrovicë, është arrestuar një person, pasi që kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Një i arrestuar e dy të intervistuar për “dhunë në familje” në 24 orët e fundit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri raste të dhunës në familje dhe një rast i kanosjes janë raportuar në 24 orët e fundit.

    Sipas Policisë, një person është dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit.

    Këto raste të dhunës, sipas Policisë, kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Pejë.

    Në Ferizaj, Policia njoftoi se është arrestuar një person, pasi nën ndikimin e alkoolit e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij, shtetase e huaj.

    “ Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.” – bëri të ditur Policia.

    Në një rast tjetër në Fushë Kosovë, Policia tha se një grua ka pësuar lëndime pas një mosmarrëveshjeje që kishte me të dyshuarin.

    “Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, përderisa lidhur me rastin është informuar edhe Prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” – njoftoi Policia.

    Kurse në Pejë, sipas Policisë, një grua kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë. Sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin, është liruar me procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në Lipjan një grua ka raportuar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë kanosur nga një i dyshuar.

    Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe i njëjti në konsultim me Prokurorin është liruar.