Autor: Egzon Dahsyla

  • Raportohen të zhdukura dy gra, në Prizren dhe në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar të zhdukura dy gra në dy raste të ndryshme, në Prizren dhe në Ferizaj.

    Sipas Policisë, më 27.01.2025, në Prizren është raportuar se një grua ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

    Ndërsa në rastin në Ferizaj – sipas Policisë – është raportuar një grua e cila më 24.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

    Policia ka thënë se është duke i hetuar rastet.

  • Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kanosi policët

    Një person është arrestuar në Pejë, pasi që dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë.

    Rasti ka ndodhur më 27.01.2025.

    Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • Ekstradohen nga Shqipëria dy persona, njëri dyshohet për kultivim të bimëve narkotike

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27.01.2025 janë ekstraduar nga Shqipëria dy persona të dyshuar për dy raste të ndryshme.

    Ata kanë qenë të kërkuar nga autoritetet e Kosovës.

    Sipas njoftimit, njëri prej të ekstraduarve, shtetas i Shqipërisë, dyshohet për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Sferkë të Komunës së Pejës.

    Ndërsa, për personin tjetër Policia nuk ka dhënë detaje se për çka dyshohet. I njëjti është pranuar nga Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.