Postime

  • Therje me thikë në Mitrovicë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

    Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji, të pandehurit B.R., i cili dyshohet se ka therur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit, të dëmtuarin B.M..

    Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Hateme Haxhaj, zëdhënëse e Gjykatës së Mitrovicës e cila bëri të ditur se i dyshuari ngarkohet me veprën penale: vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Sipas aktvendimit të datës 19.07.2026, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të zgjasë nga data 18.07.2026 deri më 18.08.2026”- deklaroi Haxhaj.

    Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i dyshuari me qëllim ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brirëve dhe prapa kraharorit.

    Nga këto veprime, siç bën të ditur Prokuroria, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet i shtrirë në Kirurgjinë Torakale në QKUK.

  • Kosova do të përballet me Izraelin në Hungari, UEFA cakton stadiumin e ndeshjes së tetorit

    Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë si mysafire ndeshjen kundër Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet në Hungari.

    Për shkak të situatës së sigurisë dhe luftës, Izraeli ndeshjet si vendas vazhdon t’i zhvillojë në terrene neutrale, ndërsa përballjen me Kosovën do ta luajë në stadiumin “Nagyerdei Stadion” në Hungari.

    do të zhvillohet më 1 tetor 2026 në këtë stadium.

    Kosova bën pjesë në Grupin B të Ligës së Kombeve së bashku me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.

  • Dogana agjëson mbi 6 mijë bluza për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka asgjësuar mbi 6 mijë bluza, të cilat janë konstatuar se cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale.

    Rasti kishte nisur më 02.06.2026, kur në Terminalin Doganor në Mitrovicë ishte paraqitur për zhdoganim një dërgesë me mall, pa specifikuar markën tregtare të produkteve.

    Bazuar në analizën e riskut, dërgesa ishte përzgjedhur për kontroll fizik dhe dokumentar. Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kishin identifikuar elemente që ngritën dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.Pas verifikimeve, Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Doganën e Kosovës kontaktoi bartësin e së drejtës, i cili konfirmoi se produktet përbënin shkelje të të drejtave të mbrojtura.

    Në bazë të këtij konstatimi, Dogana bëri të ditur se kishte ndërmarrë masa ligjore, duke ndaluar lirimin e mallit, duke iniciuar procedurën e kundërvajtjes doganore ndaj importuesit dhe duke nisur procedurën për asgjësimin e produkteve.

    Dogana njoftoi se më 08.07.2026 mallrat u asgjësuan nën mbikëqyrjen e saj, me qëllim që ato të mos qarkullojnë në tregun e Kosovës.

    “Veprimet janë ndërmarrë në zbatim të Ligjit për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës”- thuhet në njoftimin e Doganës të datës 09.07.2026.

    Shënim: Më 09.07.2026, në ora 15:39, titulli është redaktuar.