Autor: Veronë Zymberi

  • Lipjan – Një grua raporton se është dhunuar

    Një grua më 27.01.2025 ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një burrë. 

    Ndërkaq, Policia njofton se rasti ka ndodhur në Lipjan, më 25.01.2025. 

    Viktima thuhet se ka marrë trajtim mjekësor. 

    I dyshuari sipas Policisë është arrestuar, ndërsa me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

  • Arrestohet burri në Deçan, dyshohet se i shiti në treg të zi tri pistoleta

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Deçan, pasi dyshohet se ka shitur në treg të zi tri pistoleta, të cilat i kishte me leje. 

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në Deçan, dje më 28.01.2025. 

    Sipas Policisë, i dyshuari kur është intervistuar ka deklaruar se dyshon se dy të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kanë vjedhur armët e shitura. 

    “Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.” – njofton Policia, sot më 29.01.2025. 

  • Disa zona të Prishtinës të premten me reduktime të gjata të ujit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se më 31.01.2025, nga ora 06:00 deri në orën 23:30, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Prishtinës. 

    Zona që nuk do të kenë furnizim me ujë, sipas KRU “Prishtina” janë: Lagjja Sofalia, rruga “Shpëtim Robaj”, Lagjja Taslixhe 1,2,3,4 deri tek Avalla, rruga “Xhavit Ahmeti”, rruga “Gani Balaj” dhe rruga “Sali Butka”.

    “Arsyeja e ndërprerjes bazohet në kërkesën e Komunës së Prishtinës për kyçjen e gypit fi 400 mm në rrugën ‘Xjavit Ahmeti’.” – thekson KRU “Prishtina”.